Lajme
Arrestohet një i dyshuar për terrorizëm në Austri – nëna e tij godet me veturë dy policë të njësisë Cobra
Policia austriake arrestoi të shtunën një 18-vjeçar të dyshuar për terrorizëm në Sellrain të Tirolit
Informacioni kishte ardhur nga një shërbim sekret i huaj për mbrojtjen e brendshme të Kushtetutës së Austrisë. Menjëherë kanë nisur hetimet nga Drejtoria për Inteligjencë dhe Siguri Shtetërore (DNS), raporton albinfo.at. Në fakt, 18-vjeçari i dyshuar për terrorizëm thuhet se ka paraqitur plane konkrete në forume të ndryshme sociale për sulme në stacionet e policisë. Sipas “Krone Zeitung”, ai kishte deklaruar: “Do të pres kokat e zyrtarëve!”. Pa vonuar asnjë minutë, Prokuria publike e Tirolit veproi dhe lëshoi një urdhër arresti me dyshimin për terrorizëm.
Nëna e të dyshuarit për terrorizëm tentoi të shkelë dy policë
Të shtunën, në Sellrain në lagjen Innsbruck-Land, zyrtarë të policisë nga njësia speciale Cobra kishin një aksion delikat. Kur i dyshuari me origjinë turke dhe nëna e tij u rrethuan në veturë nga policët e armatosur të njësisë Cobra, gruaja nuk u dorëzua. Ajo dyshohet se shkeli pedalin e gazit dhe tentoi të shkelë forcat speciale të policisë. Por pa sukses, nënë e bir u arrestuan, transmeton albinfo.at.
Sipas ORF-së, në aksion janë plagosur dy policë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ai u dërgua në një spital. Hetimi po vijon me shpejtësi. Ministri i Brendshëm, Gerhard Karner, falënderoi të shtunën zyrtarët e policisë për angazhimin e tyre.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën













