Lajme
Arrestohet një pjesëtar i “Çakalleve” për masakrën në Qyshk
Organet policore të Malit të Zi e kanë arrestuar mbrëmë Ranko Momiqin, që dyshohet se si pjesëtar i formacionit “Çakallet” ka marr pjesë në vrasjen e 44 shqiptarëve në Qyshk të Pejës, ka njoftuar të hënën Prokuroria serbe për krime lufte.
Në akuzën kundër Toplica Miladinoviqit dhe tetë pjesëtarëve të “Çakalleve”, thuhet se Momiq në maj të vitit 1999 ka marr pjesë në vrasjen e Haki dhe Selim Gashit dhe në vrasje grupore të 11 civilëve shqiptarë, dhe si udhëheqës i grupit, ka marr pjesë në djegien e shtëpive dhe dëbimin e familjeve nga Qyshka.
“Momiq ka marr pjesë edhe në marrjen e parave, automjeteve, arit, orëve dhe gjësende të tjera dhe dëbimin e banorëve të fshatit, me qëllim të largimit në Shqipëri”, thuhet në akuzë, transmeton FoNet.
Pritet që të hënën organet malazeze Momiqin ta dorëzojnë në Serbi.
Kundër Miladinoviqit dhe tetë personave të tjerë në Beograd është duke u mbajtur procedura kryesore e gjykimit kundër krimit të luftës në Qyshk.Është ky rasti i dytë i arrestimit të një ish-pjesëtari të “Çakalleve” të Mal të Zi. Në dhjetor të vitit të kaluar në Podgoricë u arrestua Milojko Nikoliq, i cili, në bazë të një marrëveshje midis Serbisë dhe Malit të Zi, ishte ekstraduar në Beograd.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












