Kosova
Arrestohet një vëzhgues i VV-së në Lipjan
Policia e Kosovës ka arrestuar një vëzhgues të Lëvizjes Vetëvendosje në fshatin Brus të komunës së Lipjanit
Sipas burimeve të Policisë së Kosovës, arrestimi ka ndodhur për shkak se ndaj të dyshuarit kohë më parë ishte ngritur një fletarrestim nga Gjykata, ndërkohë që Policia e Lipjanit e ka identifikuar atë dhe e ka dërguar në mbajtje, raporton “Koha Ditore”, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka konfirmuar edhe Hamëz Kadriu, përfaqësues i KKZ-së në Lipjan, i cili nëpërmjet telefonit i ka thënë se me vëzhgues merren subjektet politike, ndërkaq rasti i fshatit Brus nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.
“E kemi marrë si informacion se vëzhguesi kishte një fletarrestim nga gjykata për një dënim prej pesë vjetësh. Është arrestuar nga Policia, por nuk ka të bëjë asgjë me procesin zgjedhor. Vëzhguesit monitorohen drejtpërdrejt nga subjektet politike”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të refuzojë iniciativën popullore që kërkon që vendi t’i bashkohet... -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane













