Shqipëria
Shqipëri: Arrestohet prokurori në sallën e gjyqit
Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është arrestuar në sallën e gjyqit prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli. Arrestimi i tij është bërë pasi rezulton i përfshirë në një akt korrupsioni.
Mësohet se ai ka qenë në përgjim prej një kohe të gjatë. Prokurori Çoçoli po mbahet në Policinë e Gjirokastrës. Prokurori akuzohej nga një qytetar se i kishte marrë 1 mijë euro për çështjen e vajzës së mitur, e cila ishte rrëmbyer, por nuk ka bërë asgjë,raporton reporttv, përcjell albionfo.ch.
Në korrik 2018, nëna e vajzës, përveç ryshfetit, e akuzoi prokurorin edhe për dhunë ndaj saj në përfundim të seancës gjyqësore.
Vajza ishte denoncuar se e kishin rrëmbyer, mirëpo sipas pretendimit të prokurorit Çoçoli, vajza nuk ka pranuar vetë të kthehej në shtëpi.
Mësohet se prej atëherë prokurori i Gjirokastrës ka qenë në përgjim, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në ngarkim të tij të ketë edhe çështje të tjera, ku dyshohet si i përfshirë në afera korruptive.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













