Lajme
Arrestohet shqiptari që dyshohet se vrau gruan shtatzënë në Itali
B.F. nga Kosova, i cili u shpall në kërkim si autor i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçares shtatzënë Vanessa Ballan në provincën e Trevisos në Itali, është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes, transmeton albinfo.ch.
B.F. i cili siç raportojnë mediat italiane, pak orë më parë kishte postuar në profilin e tij në Instagram një foto të kufirit mes Italisë dhe Sllovenisë është kapur nga karabinierë në shtëpinë e tij në Altidole.
Vetëm disa muaj më parë Vanessa Ballan kishte denoncuar B.F. për përndjekje.
Ndërkohë, guvernatori venecian, Veneto Luca Zaia, i cili në shenjë respekti anuloi të gjitha angazhimet zyrtare të planifikuara për të martën në mbrëmje, njoftoi se në ditën e varrimit të 27-vjeçares do të mbahet zi rajonale.
Ajo që e bën më tragjike vrasjen, që i shtohet listës së dhjetëra grave të vrarë për shkak të femicidit këtë vit në Itali, është se 26-vjeçarja kishte kërkuar disa herë mbrojtje.
Mediat italiane raportojnë se Vanesa dhe B.F. kanë pasur një romancë, që mbaroi një vit më parë. Por. shtetasi nga Kosova, që punonte si shofer, nuk e kishte pranuar kurrë ndarjen dhe e përndiqte vazhdimisht aq sa në tetor të vitit të kaluar, e reja e denoncoi për përndjekje.
Dyshohet se 41-vjeçari e kishte kërcënuar me publikimin e disa videove intime në internet dhe me vdekje.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












