Lajme
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryetar të Cyrihut, Përparim Avdilin
Incidenti lidhet me deklaratat e bëra nga politikani liberal, Avdili, në lidhje me luftën në Gaza dhe Islamin
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para zgjedhjeve të së dielës. Ajo tashmë përfshin kërcënime serioze dhe një operacion policor.
Në qendër të gjithë kësaj është kandidati i FDP-së Përparim Avdili, i cili po garon që të fitojë zyrën e kryetarit të bashkisë për qendrën e djathtë me një fushatë jokonvencionale, pas 36 vitesh që këtë post e mban PS, transmeton albinfo.ch.
Të enjten, policia arrestoi një burrë 31-vjeçar, shtets malazez i cili i kishte dërguar kërcënime me vdekje politikanit liberal nga një llogari anonime në mediat sociale. Kërcënimet me vdekje kishin në shënjestër Avdilin dhe familjen e tij dhe, sipas informacionit të marrë nga NZZ, lidhen me luftën në Gaza.
Policia kantonale e Cyrihut dhe zyra e prokurorit publik i konfirmuan gazetës incidentin. Zyra e prokurorit publik po zhvillon procedura penale kundër personit nën dyshimin për kërcënime dhe keqpërdorim të një sistemi telekomunikacioni.
Vetë Avdili nuk pranoi të komentojë mbi ngjarjet, për shkak të situatës aktuale.
Me sa duket, përshkallëzimi rrjedh nga qëndrimet e Avdilit mbi luftën në Gaza dhe mbi Islamin. Këto qëndrime u morën fillimisht dhe u kritikuan ashpër disa javë më parë nga revista online “Baba News” dhe më vonë nga kanale të tjera pro-palestineze në mediat sociale, përcjell albinfo.ch. Ndër të tjera, politikani akuzohet për përfshirje në agjitacion të krahut të djathtë dhe për delegjitimimin e kritikave ndaj Izraelit në të gjitha aspektet.
Portali “Baba News” akuzoi Avdilin jo vetëm për injorimin e realitetit në Gaza, por edhe për injorimin e qëndrimit politik të shumë njerëzve në komunitetin shqiptar.
Që atëherë, politikani liberal është nënshtruar një breshërie fyerjesh në mediat sociale. Javën e kaluar, “Aksioni për Palestinën Zvicër”, një grup anonim i krahut të majtë me një kanal në Instagram që krenohet me 13,000 ndjekës, nisi një fushatë kundër Avdilit. Ata e etiketojnë atë si “sionist” të cilit nuk duhet t’i jepet votë. Deklaratat në Instagram e përshkruajnë gjithashtu politikanin si një “sionist të paguar nga lobi izraelit”.
Arsyeja e sulmeve: Avdili kishte shprehur kritika në mediat sociale ndaj demonstratave pro-Palestine, duke pretenduar përhapjen e sloganeve antisemite nga to. Ai gjithashtu kritikoi vendimin e qytetit për të siguruar fonde për UNRWA-në (Agjencia e Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë), orgnizatë kontroverse.
Një postim i tij në rrjetin social X një vit më parë kishte shkaktuar kritika të konsiderueshme. Avdili kishte shkruar: “Islami nuk i përket Zvicrës, pasi Zvicra është një shtet laik – edhe nëse ky parim nuk respektohet vazhdimisht – ndërsa myslimanët, si qytetarë të vendit tonë, po.” Deklarata e Avdilit ishte një përgjigje ndaj një twitteri nga Këshilltari Federal i SP-së Beat Jans, i cili, në fund të muajit të agjërimit të Ramazanit, kishte shkruar në X: “Të dashur myslimanë, Islami si fe dhe ju si qenie njerëzore, i përkisni Zvicrës. Ramazan Mubarak!”
Sulmet, me sa duket arritën në pikën më të ulët kur reperi EAZ (Arbër Rama), me të cilin Avdili regjistroi këngën “Eine vo ois” (Njëri prej Nesh), papritmas u distancua prej tij fundjavën e kaluar. Reperi deklaroi se ishte përballur me disa deklarata të Avdilit për të cilat nuk ishte në dijeni dhe të cilat absolutisht nuk i ndante me të, përcjell albinfo.ch. Kjo i referohet qëndrimit të Avdilit mbi luftën në Gaza dhe Islamin.
Reperi shkroi se nuk i mbështeste qëndrimet e Avdilit. Nuk kishte nevojë të ishte politikan për të ditur se çfarë po ndodhte në Gaza. “Të gjithë i kemi parë imazhet.”
Më pas, Avdili i tha NZZ se e gjithë kjo ishte pjesë e një fushate më të madhe që synonte atë dhe familjen e tij. “Po më shpifin si mbështetës i gjenocidit.” Dhe kjo pavarësisht faktit se ai mbështet një zgjidhje me dy shtete në konfliktin e Lindjes së Mesme dhe pranon vuajtjet e popullsisë civile palestineze, si dhe ato të izraelitëve.
Partitë në Këshillin e Qytetit të Cyrihut reaguan me një deklaratë të përbashkët duke dënuar dhunën. Vetëm Lista Alternative (AL) nuk mori pjesë. Jo sepse nuk i dënuan sulmet, siç shpjegoi kreu i grupit parlamentar të AL-së, Garcia Nuñez, por sepse disa anëtarë të këshillit gjithashtu nuk kishin shprehur solidaritet me të në lidhje me emailet kërcënuese.
31-vjeçari me shtetësi malazeze që kërcënoi Përparim Avdilin është liruar ndërkohë nga ndalimi. Zyra e prokurorit publik nuk ka kërkuar paraburgim në rastin e tij. Kjo zyrë po kështu nuk kaa komentur nëse personi i përmendur ka pranuar fajin apo nëse ka pasur ndonjë incident të mëtejshëm.
Prezumimi i pafajësisë zbatohet në rastin e tij deri në një përfundim ligjërisht të detyrueshëm të procedurave.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Hapet Shkolla Shqipe “7 Marsi” në Calcinato, Brescia -
Arbër Bullakaj, nga 27 prilli, deputet në Parlamentin Federal të Zvicrës -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal vazhdon të rrisë TVSH-në me 0.8 pikë për të financuar ushtrinë, pavarësisht kritikave Këshilli Federal mban planin e tij për të rritur TVSH-në me 0.8 pikë gjatë dhjetë viteve... -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Kriza në Lindjen e Mesme ndryshon rrugët e turizmit zviceran -
Derivatet: Çmime marramendëse dhe ndryshime rajonale -
Politikanët zviceranë thonë se mishi i importuar duhet të kontrollohet më shumë













