Bota
Arrestohet themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange
Policia angleze njoftoi se në ambasadën e Ekuadorit ka arrestuar themeluesin e Wikileaks-it, Julian Assange.
Policia tha se u ftuan në ambasadë nga ana e ambasadorit të Ekuadorit, pasi paraprakisht qeveria e këtij vendi e tërhoqi statusin e azilit për Julian Assange.
Ai do të paraqitet pranë një Gjykate në Westmister “sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Assange është fshehur në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, për t’ iu shmangur ekstradimin në Suedi, ku akuzohej për sulme seksuale dhe pretendimet për përdhunimet e dy grave në vitin 2010, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Prokurorët suedezë e liruan nga akuzat gjatë vitit të kaluar, por Assange ishte ende subjekt i një urdhër arresti britanik për shkelje të rregullave të lirimit me kusht në vitin 2012.
Ai fillimisht u mirëprit në ambasadë, por pasi në Ekuador pati ndryshime në përbërjen e qeverisë, autoritetet filluan të reduktonin kontaktet e tij me të huajt dhe të zvogëlonin qasjen e tij në Internet.
Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno, tha se e tërhoqën azilin diplomatik për shkak të shkeljeve të përsëritura të konventave ndërkombëtare.
Britania i ka dhënë Ekuadorit një garanci se themeluesi i Wikileaks nuk do të ekstradohet në ndonjë vend, ku mund të dënohet me vdekje, tha Presidenti Moreno.
“Në përputhje me angazhimin tonë të fuqishëm për të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare, kam kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar të garantojë që Assange nuk do të ekstradohet në ndonjë vend ku mund të përballet me tortura ose me një dënim me vdekje”, tha Moreno në një video të postuar në Twitter.
Ai shtoi se në përputhje me rregullat, qeveria britanike dha një garanci me shkrim, raporton Reuters.
Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, tha se Assange nuk është hero dhe se arrestimi i tij është rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare të diplomacisë. Hunt, sipas Reuters, tha se për rastin e Assange do të vendosë sistemi ligjor britanik që është i pavarur.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, njoftoi policia britanike, duke e ndërlidhur arrestimin e tij edhe me këtë kërkesë të SHBA-së.
Australiani 47-vjeçar, Jualian Assange, mund të përballet me proces gjyqësor për rrjedhjen e 500.000 dokumenteve të fshehta ushtarake të SHBA-së për luftërat në Afganistan dhe Irak.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













