Shkurt.ch
Arrestohet ushtari për tentim përdhunimi të shokut
Të premten në mëngjes policia ushtarake e arrestoi një ushtar në paradën e qytetit të Thun-it (Bernë). Tridhjetvjeçari duket se është përpjekur të abuzojë një ushtar tjetër në tush të kazermës.
Policia ushtarake kishte arritur në paradë të Thun-it menjëherë pas mesnatës të premten në mëngjes. Ajo kishte ardhur me qëllim të arrestojë një ushtar, i cili ishte në stërvitje ushtarake. Disa orë më herët, tridhjetëvjeçari kishte tentuar të përdhunojë një tjetër ushtar në prani të disa dëshmitarëve. Këta thonë se sulmi ka ndodhur në tush të kazermës. Viktima, një burrë i ri 20 vjeç, ishte i mbuluar me gërvishtje dhe shenja lëndimi, raporton e përditshmja “Blick”.
Drejtësia ushtarake konfirmon këtë lajm: “Ne kemi hapur një hetim mbi dyshimet e sulmit seksual”, tha zëdhënësi i Tobias urne. “Intensiteti i sulmit mbetet i paqartë. Autori i dyshuar është arrestuar dhe është marrë në pyetje. Ai u lirua natën e premte”, shtoi ai. Komandanti i paradës, Hans-Ulrich Haldimann, është tmerruar. “Kjo është hera e parë që një gjë e tillë ndodh këtu”, thotë zëdhënësi. Ai gjithashtu shtoi se është e mundshme që sulmuesi i supozuar, i cili kishte përfunduar stërvitjet ushtarake, ka qenë në efektin e alkoolit.
Sa për viktimën, ajo është gjithmonë duke përfunduar kursin e tij ditor ushtarak, ashtu siç është planifikuar. “Kam biseduar me të dhe ai më siguroi se dëshironte të vazhdojë. Unë gjithashtu i kam thënë se jam në çdo kohë në dispozicionin e tij”, thotë Hans-Ulrich Haldimann.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












