Shkurt.ch
Arrestohet zvicerani i dyshuar për spiunazh
Zyra e prokurorëve të shtetit gjerman të premten njoftoi arrestimin e zviceranit të dyshuar për veprimtari spiunazhi, që kishte filluar në fillim të vitit 2012
Në Gjermani u arrestua një spiun i dyshuar zviceran me emrin Daniel M. (54).
Gazeta gjermane “Die Welt” shkruan se ai mbikëqyri inspektorët financiarë të përfshirë në blerjen e CD-ve që përmbajnë të dhëna mbi personat, të cilët iu kanë shmangur taksave nga transferimi i parave në Zvicër, sipas AFP-së.
Zyra e prokurorëve të shtetit gjerman të premten njoftoi arrestimin e zviceranit të dyshuar për veprimtari spiunazhi, që kishte filluar në fillim të vitit 2012.
“Policia federale bastisi edhe disa ndërtesa banimi dhe komerciale në dhe rreth qendrës bankare të Frankfurtit”, thuhet në deklaratë.
“Die Welt” shkruan se misioni i Daniel M. ishte për të identifikuar inspektorë tatimorë gjermanë të përfshirë në blerjen e CD-ve që përmbajnë informacione të atyre që iu kanë ikur tatimeve”, të cilat AFP tha se edhe në të kaluarën kanë kërcënuar marrëdhëniet gjermano-zvicerane.
Është pohuar se disa shtete gjermane në vitin 2006 kanë paguar miliona burime anonime për këto CD që përmbajnë listat e llogarive të shtetasve gjermanë në Zvicër dhe Lihtenshtajn.
“Die Welt” ka shkruar se besonte se Daniel M. punon me inteligjencën zvicerane NDB dhe u punësua në Gjermani, në sektorin financiar dhe bankar.
E-Diaspora
-
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm Ambasada e Kosovës prezanton flijën dhe ëmbëlsirat tradicionale, ndërsa aktivitetet kulturore vazhdojnë me shfaqjen e filmit... -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











