Shkurt.ch
Arrestohet zvicerani i dytë në lidhje me vrasjet neonaziste në Gjermani
Është arrestuar edhe zvicerani i dytë në lidhje me serinë e vrasjeve të kryera nga neonazistët në Gjermani. Këtij zvicerani nga regjioni i Bernës i është shqiptuar masa e paraburgimit nga një gjyqtar hetues i Bernës.
Javë më parë qe njoftuar në mediet e këtushme edhe për një të dyshuar tjetër zviceran për lidhje me serinë e vrasjeve të përmendura.
Një zëdhënës i Policisë Kantonale të Bernës ka vërtetuar një raport të gazetës “Bund” sipas të cilit janë duke u zhvilluar hetime për mbështetje të një organizate kriminale.
Autoritetet gjermane kanë vendosur bashkëpunim me prokurorinë e Berner Oberland për të ndriçuar serinë e vrasjeve me prapavijë neonaziste.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











