Lajme
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën
Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me pjesëmarrjen e kirurgëve dhe delegatëve nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga mërgata. KPSHK synon të shërbejë si platformë gjithëshqiptare e bashkëpunimit dhe koordinimit profesional në fushën e kirurgjisë.
Takimi u hap nga Prof. Dr. Arben Beqiri, kryesues mikpritës i Këshillit Themelues, ndërsa fjalimin prezantues e mbajti Prof. Dr. Rifat Latifi, kryesues i Këshillit Themelues.
Fjalë përshëndetëse mbajtën zv. kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Dr. Bekim Sali, ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Dr. Arben Vitia, ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut z. Azir Aliu, si dhe rektorët Prof. Dr. Xheladin Draçini (Universiteti i Mjekësisë, Tiranë) dhe Prof. Dr. Jusuf Zejneli (Universiteti i Tetovës), si dhe Prof. Dr. Mentor Petrela.
Në emër të përfaqësuesve nga rajoni dhe mërgata, fjalë përshëndetëse mbajtën edhe anëtarët e Këshillit Themelues, ndër ta Prof. Dr. Alban Neziri (Zvicër), i cili përfaqësoi kirurgët shqiptarë në Zvicër, përkatësisht Lidhjen e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër (LMSHZ), duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit profesional ndërmjet kirurgëve shqiptarë brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.
Përshëndetje mbajtën edhe Dr. Osman Zhuri (Kosovë), Prof. Dr. Ilir Hasani (Maqedoni e Veriut), Prof. Dr. Lumnije Kqiku (Austri), Prof. Dr. Mentor Ahmeti (SHBA), Dr. Valon Baraliu (Gjermani), Prof. Dr. Albion Totsi (Greqi), Dr. Daut Gjoni (Mali i Zi) dhe Dr. Beqir Nuhiu (Preshevë).
Anëtarë të tjerë të Këshillit Themelues të KPSHK-së janë edhe Prof. Dr. Arben Gjata, Prof. Dr. Fatos Olldashi, Dr. Edvin Selmani (Shqipëri), Prof. Asoc. Dr. Luan Jaha, Dr. Mentor Gorani (Kosovë), Dr. med. Kushtrim Shala (Gjermani), Prof. Dr. Rexhep Selmani (Maqedoni e Veriut), Prof. Dr. Ilirijana Haxhibeqiri (Bosnje dhe Hercegovinë) dhe Prof. Dr. Albion Totsi (Greqi). Koordinator i takimit ishte z. Kujtim Salihu.
Në përfundim, Prof. Dr. Rifat Latifi lexoi Rezolutën e Themelimit të KPSHK-së, e cila u miratua unanimisht nga delegatët. Në rezolutë thuhet se KPSHK do të funksionojë si entitet profesional i pavarur, me mision avancimin e praktikës dhe shkencës kirurgjikale, përcaktimin e standardeve të trajnimit, sigurimin e kujdesit kirurgjikal të sigurt dhe modern, si dhe promovimin e edukimit të vazhdueshëm dhe etikës profesionale.
Strukturat e përkohshme të Kolegjit do të përgatisin statutin dhe dokumentacionin themelues, ndërsa pas miratimit të statutit nga kuvendi i delegatëve do të zgjidhen strukturat drejtuese me mandat të plotë.
Më shumë për lajmin: Kirurget
lexoni po ashtu
Prof. Dr. Alban Y. Neziri themelon qendrën moderne të gjinekologjisë në Langenthal
E-Diaspora
-
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee Kompania e njuhur smzh ag ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në zhvillimin e saj... -
Inxhinierët shqiptarë në Zvicër organizojnë cikël webinaresh për shkëmbimin e njohurive profesionale -
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Votuesit zviceranë miratojnë iniciativën për të “ndaluar mashtrimet me kamerat e shpejtësisë” Në një rast unik në Zvicër, kantoni i Aargaut do të kufizojë përdorimin e kamerave të... -
SWISS aktualisht nuk planifikon një fluturim tjetër special për dhe nga Lindja e Mesme -
Vonohen rezultatet për të zgjedhurit në Ekzekutivin e Cyrihut -
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee -
Cilat vende në Evropë imponojnë teste gjuhësore për lejet e qëndrimit?













