Botërori 2026
Infantino nuk heq dorë nga ideja për një Botëror me 64 kombëtare
Ai theksoi se FIFA dëshiron t'u japë më shumë vendeve mundësinë për të ëndërruar dhe për të marrë pjesë në skenën më të madhe të futbollit botëror
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka ritheksuar se ideja për zgjerimin e Kupës së Botës në 64 kombëtare do të shqyrtohet seriozisht për edicionin jubilar të vitit 2030.
Pas suksesit të formatit të ri me 48 ekipe në Botërorin 2026, Infantino tha se përfaqësimi më i madh i shteteve nga të gjitha kontinentet ka rritur nivelin e garës dhe ka dëshmuar se kombëtaret më të vogla mund të jenë konkurruese.
Ai theksoi se FIFA dëshiron t’u japë më shumë vendeve mundësinë për të ëndërruar dhe për të marrë pjesë në skenën më të madhe të futbollit botëror, transmeton albinfo.ch.
Sipas propozimit, një Botëror me 64 kombëtare do të zhvillohej me 16 grupe nga katër skuadra, ndërsa numri i ndeshjeve do të rritej në 128. Një format i tillë do të eliminonte nevojën që ekipet e vendit të tretë të avancojnë në fazën eliminatore, pasi vetëm dy të parat e secilit grup do të kualifikoheshin.
Megjithatë, ideja vazhdon të shkaktojë debat. Kritikët argumentojnë se një zgjerim i mëtejshëm mund të ulë cilësinë sportive të turneut dhe të rëndojë edhe më shumë kalendarin ndërkombëtar, ndërsa FIFA beson se përfshirja e më shumë vendeve do të kontribuojë në zhvillimin global të futbollit. Vendimi përfundimtar pritet të diskutohet në muajt në vijim.
E-Diaspora
-
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” Hulumtimi i tij, i frymëzuar nga lëvizja e kafshëve, po ndihmon në zhvillimin e robotëve më... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse”
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit mund të rrisë çmimet e ushqimeve në Zvicër Thatësira dhe mungesa e ujit po dëmtojnë prodhimet bujqësore, ndërsa supermarketet paralajmërojnë se konsumatorët mund të... -
Çfarë të drejtash kanë pasagjerët që udhëtojnë me kompanitë ajrore zvicerane? -
Vala e të nxehtit mbush pishinat në Zvicër, mbi 15 milionë vizita këtë verë -
Pacientët e moshuar trajtohen në temperatura deri në 30 gradë në spitalin më të madh të Zvicrës -
Strehimoret e kafshëve në Zvicër përshtaten përballë valës së të nxehtit














