Kosova
Oda Amerikane institucioneve të reja në Kosovë: Ta kenë prioritet qasjen në infrastrukturën e gazit amerikan
Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës ka apleuar që institucionet e reja të vendit ta kanë prioritet qasjen në infrastrukturën e gazit amerikan.
Bëhet thirrje që me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e institucioneve të reja, bartësit e mandatit të ri institucional që përfshirjen e Kosovës në infrastrukturën rajonale të gazit të lëngshëm natyror amerikan (LNG) ta trajtojnë me prioritet dhe ta shqyrtojnë seriozisht si pjesë të politikës së ardhshme energjetike të vendit.
“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson se institucionet e reja kanë mundësinë të ndërtojnë një politikë energjetike të bazuar në analiza profesionale dhe interesin afatgjatë të vendit. Për këtë arsye, Oda Amerikane u bën thirrje atyre që qasjen në infrastrukturën rajonale të LNG-së amerikane ta trajtojnë me prioritet dhe ta vlerësojnë këtë mundësi si një investim strategjik në sigurinë energjetike, konkurrueshmërinë ekonomike dhe të ardhmen e Kosovës”, thuhet në thirrje, transmeton albinfo.ch.
Sipas kësaj thirrje, Kosova gjendet në një moment vendimtar për të ardhmen e sektorit të saj energjetik teksa tutje thuhet se vendimet që do të merren gjatë muajve dhe viteve në vijim do të përcaktojnë jo vetëm mënyrën e prodhimit të energjisë elektrike, por edhe nivelin e sigurisë energjetike, konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe aftësinë e vendit për të përmbushur nevojat e një ekonomie në zhvillim.
“Për këtë arsye, diskutimi mbi orientimin e politikave energjetike nuk duhet të kufizohet në krahasimin e kostove fillestare të investimeve apo në opsionet e prezantuara deri më tani. Politikat moderne energjetike kërkojnë një vlerësim gjithëpërfshirës që merr në konsideratë shpejtësinë e realizimit të projekteve, sigurinë e furnizimit, mundësinë e sigurimit të financimit, ndikimin në konkurrueshmërinë e ekonomisë, fleksibilitetin e sistemit elektroenergjetik dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të investimeve”, thuhet në thirrjen e Odës Amerikane.
Tutje thuhet se për Kosovën, e cila vazhdon të mbështetet në kapacitete të vjetruara gjeneruese dhe në importe të konsiderueshme të energjisë elektrike, koha e nevojshme për ndërtimin dhe vënien në funksion të kapaciteteve të reja prodhuese është një faktor me rëndësi strategjike.
“Çdo vit vonesë në krijimin e kapaciteteve të reja vendore nënkupton ekspozim të vazhdueshëm ndaj paqëndrueshmërisë së tregjeve rajonale, kostove të larta të importit dhe pasigurisë së furnizimit”, thuhet në thirrjen e Odës.
Sipas Odës Amerikane përfshirja e Kosovës në infrastrukturën rajonale të LNG-së amerikane është e rëndësishme në disa aspekte.
“Përveç se krijon mundësinë për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese brenda një afati relativisht të shkurtër, ajo ofron një bazë të qëndrueshme për diversifikimin e burimeve të energjisë, rritjen e fleksibilitetit të sistemit elektroenergjetik dhe integrimin më efikas të burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Po aq e rëndësishme është edhe mundësia për sigurimin e financimit, duke pasur parasysh orientimin e institucioneve financiare ndërkombëtare drejt projekteve që janë të realizueshme, të financueshme dhe të zbatueshme brenda një afati të arsyeshëm”, thuhet në thirrje.
Zhvillimi i kapaciteteve të reja vendore huhet se nuk është vetëm çështje e prodhimit të energjisë elektrike.
“Ai lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare, stabilitetin ekonomik, konkurrueshmërinë e sektorit privat dhe aftësinë e Kosovës për të ofruar një mjedis tërheqës për investime. Njëkohësisht, avancimi i kësaj agjende do të ishte në përputhje me orientimin strategjik të partnerit më të rëndësishëm të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe me zhvillimet që po ndodhin në nivel rajonal dhe evropian për forcimin e sigurisë energjetike”, thuhet ndër të tjera.
E-Diaspora
-
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut Një moment historik është shënuar sot për Komunitetin Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi... -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në rritje në të gjithë Zvicrën Qiratë vazhduan të rriten në qershor në të gjithë Zvicrën, sipas platformës së pronave Homegate. Nga... -
Numër rekord i bankierëve zviceranë të papunë -
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit mund të rrisë çmimet e ushqimeve në Zvicër -
Çfarë të drejtash kanë pasagjerët që udhëtojnë me kompanitë ajrore zvicerane?











