Lajme
Austri: Rrëzohet një aeroplan, dy të vdekur
Në lindje të Austrisë, dje ka ndodhur një aksident, ku është rrëzuar një aeroplan i vogël dhe si pasojë kanë humbur jetën piloti dhe një pasagjer.
“Aksidenti ndodhi pranë Gaming në lindje të vendit”, ka deklaruar një zëdhënës i qendrës së operacioneve të emergjencës së Austrisë së Poshtme për dpa, transmeton albinfo.at.
Sipas njoftimit nga policia, një vajzë adoleshente dhe një pasagjer tjetër mashkull u shpëtuan të gjallë nga vendi i rrëzimit në një pyll malor, ndërkohë që mbetën të lënduar rëndë.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e mundshme të aksidentit, mirëpo detektivët nga forcat policore dhe ekspertët shtetërorë të aksidenteve të aviacionit kanë nisur një hetim.
Ndryshe, vendi i rrëzimit, është terren i vështirë për t’u qasur, teksa zjarrfikësit njoftuan se punonjësit e shpëtimit duhej të hapnin rrugën përmes shkurreve duke përdorur sharra zinxhirësh dhe pajisje të tjera dhe të ndërtonin një kalim të improvizuar mbi një përrua për të arritur te aeroplani.
Gaming është një komunë e vogël rurale në shtetin federal të Austrisë së Poshtme teksa fshati ndodhet pranë malit Ötscher, i cili është pak më pak se 1,900 metra i lartë.
E-Diaspora
-
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” Hulumtimi i tij, i frymëzuar nga lëvizja e kafshëve, po ndihmon në zhvillimin e robotëve më... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse”
Jeta në Zvicër
-
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana Tragjedia e zjarrit në barin Le Constellation nuk pritet të ndikojë negativisht në turizmin veror në... -
Vala e të nxehtit mund të rrisë çmimet e ushqimeve në Zvicër -
Çfarë të drejtash kanë pasagjerët që udhëtojnë me kompanitë ajrore zvicerane? -
Vala e të nxehtit mbush pishinat në Zvicër, mbi 15 milionë vizita këtë verë -
Pacientët e moshuar trajtohen në temperatura deri në 30 gradë në spitalin më të madh të Zvicrës













