Futboll
Arrihet marrëveshja, Jashari vishet kuqezi
Është arritur marrëveshja mes dy klubeve dhe tashmë pritet që Ardon Jashari të udhëtojë drejt Milanit për vizitat mjekësore
Arrihet marrëveshja. Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka raportur se është arritur marrëveshja mes Brugge dhe Milanit për transferimin e futbollistit shqiptar në Milano.
Gjithnjë sipas gazetarit, marrëveshja është arritur në bazën e 39 milionë eurove, duke përfshirë edhe bonuset në total, shkruan albinfo.ch.
Jashari me ngulm ka kërkuar lëvizjen në Milano dhe tashmë mbetet të kalojë vizitat mjekësore për tu zyrtarizuar, derisa punë të madhe në këtë drejtim ka bërë Drejtori Sportiv i Milanit, Igli Tare.
Jashari kishte kaluar në formë të jashtëzakonshme me Club Brugge, duke u shpallur edhe futbollisti i edicionit në Belgjijë.
Jashari luan për Zvicrën në mesfushë, së bashku me Granit Xhakën.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër













