CH-Ballkani
Arrihet marrëveshja me Greqinë, Maqedonia nga sot me emër të ri
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev njoftoi se marrëveshja parashikon që emri i ri i shtetit të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjuha dhe shtetësia do të jenë maqedonase
Arrihet marrëveshja midis Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit, kontest ky i cili për më shumë se dy dekada e mban të bllokuar procesin integrues të vendit.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev njoftoi se marrëveshja parashikon që emri i ri i shtetit të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjuha dhe shtetësia do të jenë maqedonase.
Emri i ri do të jetë i përthyeshëm dhe për përdorim të përgjithshëm. Zaev e cilësoi si historike marrëveshjen duke theksuar se e njëjta hap rrugën për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
“Ne kemi një zgjidhje historike shekullore, zgjidhjen e mosmarrëveshjes, ndërtimin e miqësisë mes dy vendeve. Vendimi për të forcuar identitetin maqedonas, kombin maqedonas, mbrojtur dhe forcuar edhe një herë. Me këtë marrëveshje do të kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Kjo marrëveshje do të konfirmojë dhe forcojë identitetin tonë kulturor. Nga sot emri i ri i do të jetë ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’, nga sot e tutje nuk do të quhemi më qytetarë të FYROM-së, por maqedonas/qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nacionaliteti maqedonas- të Republikës të Maqedonisë së Veriut, gjuha maqedonase dhe po ashtu do të përkthehet në të gjitha gjuhët. kështu në anglisht do të jetë ‘Republic of North Macedonia’, shtetësia ‘macedonian/citcitizens of Republic of North Macedonia’. Gjithashtu, Greqia do t’i dërgojë letër institucioneve ndërkombëtare për t’i informuar për arritjen e marrëveshjes, hap që do t’i hapë rrugët Maqedonisë për një datë të mundshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE-në dhe ftesë të drejtpërdrejtë për anëtarësim në NATO. Në shtator do të mbahet referendum, ku qytetarët do të vendosin për të ardhmen e tyre, duke thënë ‘PO, për Maqedoninë. Kthim prapa nuk ka më, krahë për krahë me partnerët evropian dhe anëtarësimin në NATO, gjë që garanton investime të reja nga dhe anëtarësi në BE që garanton kushte më të mira, standard më të lartë jetësore për qytetarët tanë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Pak më herët edhe kryeministri grek, Aleksis Cipras tha se marrëveshja e arritur midis Maqedonisë dhe Greqisë është marrëveshje e mirë dhe se e njëjta përfshin kushtet e palës greke, erga omnes dhe ndryshime kushtetuese. “Është arritur marrëveshje që ruan trashëgiminë kulturore të Maqedonisë së lashtë greke dhe parashikon ndryshime të gjera në kushtetutën e vendit fqinj, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me papërgjegjshmërinë. Jam shumë i lumtur, sepse marrëveshja që është arritur i mbulon kushtet e vendosura nga Qeveria greke, siç janë: ndryshimet kushtetuese dhe erga omnes. Kemi një marrëveshje për një çështje që është përkeqësuar prej vitesh nga politika e jashtme greke, një marrëveshje e mirë dhe e dobishme për Greqinë e cila ka të bëjë me emrin e vendit fqinj që do të jetë erga omnes , brenda vendit dhe në marrëdhëniet e saj të jashtme”, deklaroi kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029












