Lajme
Arrihet marrëveshja për vulën doganore
Në vulat doganore të Kosovës shkruan vetëm “Dogana e Kosovës” dhe nuk ka kurrfarë simboli shtetëror
Në Bruksel, pjesëmarrësit në bisedimet Prishtinë – Beograd, kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes për vulat doganore, njofton Radio Evropa e Lirë. Hollësitë pritet të sqarohen ndërkohë.
Në vulat doganore të Kosovës shkruan vetëm “Dogana e Kosovës” dhe nuk ka kurrfarë simboli shtetëror – ashtu siç i kanë edhe shumica e shteteve në botë.
Duke folur para nisjes së këtij raundi, shefja e delegacionit të Kosovës në bisedime, Edita Tahiri ka thënë se “ne si qeveri jemi shumë e qartë, vizioni ynë është vizion euroatlantik për Kosovën”.
“Dhe jo vetëm kësaj radhe, por që nga fillimi i dialogut ne kemi dëshmuar se duam një qasje konstruktive për të kontribuuar në paqen dhe stabilitetin e rajonit, sikur edhe në lëvizjen drejt Bashkimit Evropian për të dyja shtetet”, ka thënë zonja Tahiri.
Homologu i saj, shefi i delegacionit të Serbisë në bisedime, Borko Stefanoviq, ka folur haptazi për rezultatet që ai pret të arrihen.
“Shpresojmë se pas një dite të gjatë diskutimesh, do të kemi disa rezultate konkrete, posaçërisht lidhur me vulat doganore dhe kadastrat, dhe se do të mund të dalim publikisht me detajet e këtyre marrëveshjeve”.
“Shpresoj se me marrëveshje do të lehtësojmë situatën, që ajo të jetë shumë më normale seç është sot, për të mundësuar lëvizjen e mallrave”, ka thënë Stefanoviq, për të shtuar se kjo do të ndikonte edhe në uljen e tensioneve.
Zyrtarët e BE-së ndërkaq kanë thënë se është mirë për të dyja palët të arrihen “sa më shumë marrëveshje, në prag të raporteve të progresit të Komisionit Evropian”, të cilat priten të dalin muajin e ardhshëm.
Kjo posaçërisht vlen për Serbinë, e cila këtë vit synon të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











