Kosova
Arrijnë mbi 38 mijë doza vaksine antiCovid në Kosovë
Është bërë e ditur se sot kanë arritur edhe 38 mijë e 400 vaksina kundër COVID-19 në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Lajmi u bë i ditur nëpërmjet faqes së UNICEF-it teksa u bë e ditur se shpërndarja e tyre do të bëhet në përputhje me Planin Kombëtar të vaksinimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vend.
Për të pritur këtë donacion nga COVAX në aerportin ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë dalur kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe përfaqësues ndërkombëtar në Kosovë.
“Sot, ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt shpërndarjes së barabartë të vaksinave! 38,400 doza shtesë të vaksinës kundër #COVID19 sapo mbërritën në Kosovë përmes COVAX. Shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Që nga mbërritja e 24,000 dozave të para të vaksinës kundër COVID19 në Mars 2021, Ministria e Shëndetësisë zbatoi Planin Kombëtar të Vaksinimit, ku punonjësve shëndetësor dhe të moshuarve u dha përparësi si grupet e para për tu vaksinuar. Bashkë ia dalim! Vaksinohu”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.

E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër Opinioni mbi legalizimin e kanabisit për të rriturit është i ndarë në Zvicër. Partitë politike dhe... -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër












