Futboll
Arsenali pa Henrickh Mkhitaryan, në finale të UEFA Leauge
Tensionet politike mes Armenisë dhe Azerbajxhanit po ndikojnë edhe në futboll.
Për shkak të këtyre problemeve, skuadra e madhe evropiane, Arsenali, pjesë së cilës janë edhe dy shqiptarët, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi, është dëmtuar për finalen e Europa Leauges që do të luhet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, në Baku.
Futbollisti i Arsenalit që është nga Armenia, Henrickh Mkhitaryan, për shkak të këtyre rrethanave nuk do të udhëtojë për finale me skuadrën, njofton klubi nga Londra.
“Ne jemi shumë të zhgënjyer për të njoftuar se Henrikh Mkhitaryan nuk do të udhëtojë me skuadrën për finalen e UEFA Europa League kundër Chelseas.
Ne kemi hulumtuar të gjitha mundësitë që Micki të jetë pjesë e skuadrës, por pasi e kemi diskutuar edhe me lojtarin dhe familjen e tij, kemi rënë dakord kolektivisht se ai nuk do të jetë me ne në këtë udhëtim”, thuhet në njoftimin për media të Arsenalit, transmeton albinfo.ch.
Skuadra e Arsenalit për këtë çështje njofton se është ankuar edhe në UEFA.
“Mkhitaryan ka qenë një lojtar kyç në këtë garë dhe kjo është një humbje e madhe për ne nga një perspektivë e ekipit”, theksohet më tej në reagim.
Vetë futbollisti ka treguar se nuk ndihet i sigurt të luajë në një ambient ku pritet si armik.
“Pasi i kam shqyrtuar të gjitha mundësitë, në koordinim me klubin, kemi vendosur që për mua është më mirë të mos udhëtoj me skuadrën për finalen e Ligës së Evropës. Është një lloj i ndeshjeve që nuk vijnë shpesh dhe e kam të vështirë ta pranoj faktin që unë nuk do të jem pjesë e skuadrës”, ka deklaruar Mkhitaryan.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa













