Kosova
Arsyeja pse SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën
Pse SHBA vendosi ta ndalë dialogun strategjik me Kosovën?
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar nisjen e dialogut strategjik me Kosovën, duke e cilësuar si të rrezikuar nga veprimet dhe deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ambasada amerikane në Prishtinë njoftoi se qëndrimet e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe tensionet e krijuara kanë minuar stabilitetin politik dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, përcjell albinfo.ch.
Kurtit i ishte bërë thirrje më herët nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, që të ndalë retorikën ndaj institucioneve të drejtësisë. Ai dhe eksponentë të LVV-së kanë akuzuar Kushtetuesen për njëanshmëri, pas vendimit për të bllokuar përkohësisht konstituimin e Kuvendit deri më 30 shtator.
Vendimi i SHBA-së ka nxitur reagime të forta. Presidentja Vjosa Osmani e quajti zhvillimin “shqetësues” dhe theksoi se miqësia me Uashingtonin mbetet themel i shtetësisë së Kosovës. Opozita e ka cilësuar pezullimin si dëmin më të madh diplomatik në 25 vitet e fundit dhe ka kërkuar rrëzimin e qeverisë aktuale.
Edhe organizata të shoqërisë civile e kanë parë këtë si sinjal alarmi për të ardhmen e Kosovës, ndërsa Oda Ekonomike Amerikane e vlerësoi si pengesë për aspiratat ekonomike dhe diplomatike të vendit.
Dialogu strategjik ishte planifikuar të niste këtë vit, duke përfshirë fusha nga mbrojtja te energjia dhe ekonomia. Deri më tani, në rajon, vetëm Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshje të tillë me SHBA-në.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve Qeveria komunale e Porrentruy në Zvicrën veriperëndimore mund të vendosë kufizime në qasjen për pishinat e... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
SHBA fillon hetime kundër Zvicrës për tregti të padrejtë -
Në Zvicër po zhvillohet një vaksinë kundër kancerit e krijuar posaçërisht për çdo pacientë -
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë













