Lajme
Art dhe diplomaci në nder të Shën Nënë Terezës në Ambasadën e Kosovës në Suedi
Stokholmi nderon 115-vjetorin e lindjes së Shën Nënë Terezës me ekspozitë nga Ambasada e Kosovës
Në vigjilje të hapjes së ekspozitës së dedikuar 115-vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës, Ambasada e Kosovës në Stokholm organizoi sot një ceremoni të veçantë me domethënie të madhe kulturore e shpirtërore, përcjell albinfo.ch.

Në këtë kuadër, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Suedi, Shkendije Geci-Sherifi, së bashku me piktoren e njohur Jalldeze Mustafa, ia dorëzuan Nunciaturës Apostolike të Vatikanit në Stokholm një vepër arti të artistes, pjesë e koleksionit të ekspozuar.
Ekspozita, e cila sjell në qendër figurën e Shën Nënë Terezës – humanistes shqiptare që u bë zëri i mëshirës në mbarë botën – vë në pah trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme dhe rrënjët e forta shqiptare që e shoqëruan në çdo hap të misionit të saj.
Në fjalën e saj, Ambasadorja Geci-Sherifi theksoi rolin e çmuar që Shën Nënë Tereza ka në identitetin tonë kombëtar dhe frymëzimin e pashtershëm që ajo jep për brezat. Ajo rikujtoi edhe domethënien e Kishës së Letnicës në Kosovë, ku e reja Gonxhe Bojaxhiu përjetoi thirrjen e parë shpirtërore – moment i cili shënoi nisjen e rrugëtimit të saj humanitar. Për më tepër, Ambasadorja nënvizoi se dorëzimi i pikturës në Ditën e Flamurit Kombëtar është një simbol i fuqishëm i lidhjes së figurës së Shenjtores shqiptare me krenarinë dhe identitetin tonë kombëtar.
Nga ana tjetër, në emër të Nunciaturës Apostolike, Rev. Fr. Domenico Votolo shprehu falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për këtë gjest të ndjeshëm dhe reprezentues. Ai theksoi se Shën Nënë Tereza është nënë e gjithë njerëzimit – një figurë universale që mishëron paqen, mëshirën dhe solidaritetin pa kufij.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Pse burgjet zvicerane janë plot? Burgjet janë shumë të zëna në të gjithë Zvicrën. Ato janë gjithashtu të mbushura plot, pjesërisht... -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri













