Lifestyle
Arthur tregon problemet mendore pas ndarjes nga Rita Ora
Në librin e ri autobiografik “Back To The Boy”, Arthur ka treguar se kishte pasur net “magjike” me Orën pasi u takuan pas turneut të X-Factor
Këngëtari britanik James Arthur thotë se një romancë e shkurtër me këngëtaren shqiptare Rita Ora i kishte nxjerrë probleme të shumta mendore.
Në librin e ri autobiografik “Back To The Boy”, Arthur ka treguar se kishte pasur net “magjike” me Orën pasi u takuan pas turneut të X-Factor.
Gjithsesi, pas “netëve magjike” dhe deklaratave të Rita Orës se ajo e dashuron Arthurin, ajo e la të vetëm “duke ia thyer zemrën”.
“Në të vërtetë më goditi shumë. Nëse jam i sinqertë, u bëra i pangopur pas Ritës”, ka thënë ai duke treguar se pas romancës me Rita Orën u bë i varur nga seksi dhe droga si rezultat i vetmisë, izolimit dhe depresionit, shkruan Albinfo.
Fituesi i X-Factor 2012 ka treguar se më pas kishte kontaktuar me qindra gra që të shuante vetminë e tij.
“Back To The Boy” publikohet më 5 tetor.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti










