Ekspozita
Artisti Petrit Halilaj, në mesin e artistëve më me ndikim në botën e artit më 2018
Halilaj është në listën e “My Art Guides” bashkë me emra të tillë si Banksy-artistin anglez të famshëm, ndonëse misterioz
Artisti kosovar, Petrit Halilaj, është radhitur në mesin e artistëve më me ndikim në botën e artit për këtë vit, njofton Klan Kosova.
Halilaj është në listën e “My Art Guides”, bashkë me emra të tillë si Banksy-artistin anglez të famshëm, ndonëse misterioz.
Në një fotografi të fotografit të njohur Andrew Testa, i cili për “New York Times” kishte punuar disa vjet në Kosovë, shfaqet një rrëfim i shkurtër i Halilajt, për jetën e tij si refugjat i luftës në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Është viti 1999. Djaloshi me xhaketë të gjelbër është Petrit Halilaj. Ai po largohet nga fshati i tij pas brutalitetit të ushtarëve serbë, të cilët kanë shkatërruar shtëpinë e familjarëve të tij. Tash, në vitin 2018, djaloshi ynë është rritur dhe bashkë me artistët e njohur si David Hockney dhe Bansky, është përfshirë në mesin e 45 artistëve më me ndikim në botë që kanë lënë gjurmë këtë vit”.
Ekspozita e artistit Halilaj, e cila titullohet “Shkreptima”, do të qëndrojë e hapur në Fondazione Merz, në Torino të Italisë, deri më 3 shkurt të vitit të ardhshëm.
Vitin e kaluar Halilaj mori Mirënjohje Speciale nga Bienalja e Venecias.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














