Integrimi
Artistja shqiptare drejton debatin me temën: “Me art, drejt emancipimit”
Diskutim në panel në Muzeun Kunst + Wissen, Diessenhofen, Kantoni Thurgau, drejtuar nga artistja Nexi (Nexhibe) Imeri
Emancipimi i gruas, në veçanti i asaj shqiptare, është një temë ende aktuale, edhe në shoqërinë zvicerane. Kësaj teme, por kësaj radhe nga një kënd tjetër, nga ai artistik, i është kushtuar një tryezë debati që do të mbahet këtë të shtunë, më 19 gusht, në Diesenhofen, kantoni Thurgau, shkruan albinfo.ch.
Organizatore e debatit është: Nexi (Nexhibe) Imeri, artiste pamore, në bashkëpunim me Lucia Angela Cavegn, Drejtore e Muzeut Kunst + Wissen në komunën në fjalë.
Të ftuar, për të debatuar në podium me Nexi Imerin janë: Burim Ramaj, avokat, cand. utr. iur.; Sebastian Utzni, artist dhe bashkëdrejtues i kursit Art & Mediation në Universitetin e Shkencave dhe Arteve të Aplikuara të Lucernit (Dizajn & Art) dhe Marina Bruggmann, Kryetare e Partisë Socialdemokrate për Kantonin Thurgau dhe deputete në Parlamentin e kantonit.
Tema e debatit
Kanuni i Lek Dukagjinit është e drejta zakonore më e njohur shqiptare. Është një sistem ligjor i pashkruar që ka rregulluar aspektet më thelbësore të jetës në Shqipërinë e Veriut, thuhet në njoftimin e organizatorit, raporton albinfo.ch. I krijuar ose të paktën i bërë i njohur nga Princi Lek Dukagjini në shekullin e 15-të, KLD është përmbledhur me shkrim vetëm në shekullin e 20-të nga Françeskani At Shtjefën Gjeçovi dhe botuar në Shkodër më 1933.
KLD-ja ende përcakton shumë fusha të jetës së përditshme në veri të Shqipërisë. Ai është “rizbuluar” pas përfundimit të komunizmit meqenëse parimet demokratike po vendoseshin me vështirësi në këtë vend.
Artistja Nexi Imeri, vetë me prejardhje shqiptare, tregon, nisur nga përjetimi i saj për efektet e kanunit në jetën e grave. Me shumë këmbëngulje dhe qëndrueshmëri ajo ka ndërtuar jetën e saj në Zvicër dhe i ka rritur vajzat si nënë vetushqyese. Në moshën 55-vjeçare, ajo vendosi të realizojë ëndrrën e saj dhe të studiojë art në Shkollën e Artit dhe Dizajnit në Lucern, përcjell albinfo.ch. Ajo aktualisht është duke kryer një stazh në muzeun “Museum kunst + wissen”, në Diessenhofen.
Programi
Ora 16:00 Hapen dyert. Vizita pa pagesë e veprave artistike, krijime të Nexi Imerit.
16:30 Mirëseardhja dhe prezantimi i veprave artistike të autores së përmendur nga Lucia Angela Cavegn, Drejtore e Muzeut Kunst + Wissen
Ora 16.45 Leksion i shkurtër mbi kanunin shqiptar (e drejta zakonore) dhe ndikimi i tij tek gratë (nga avokati Burim Ramaj)
Ora 17:00 Debati në panel, i kryesuar nga Nexi Imeri
Ora 18:00 Aperitiv i vogël
Ora 19:00 Fundi i eventit
E shtunë, më 19 gusht 2023, nga ora 16:00 deri në 18:00 Museum Kunst + Wissen, Museumsgasse 11, 8253 Diessenhofen www.diessenhofen.ch/museum.
Për shkak të hapësirës së vogël, të interesuarit luten të njoftojnë për pjesëmarrjen e tyre, deri më 17 gusht.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit19 Gusht 2023
- Ora16:00
- LokacioniDiessenhofen (TG)
- Data e përfundimit15 Gusht 2023 - 17:00
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











