Integrimi
Artistja shqiptare hap ekspozitë në Gjermani
Në diasporë jetojnë dhe veprojnë një numër i madh shqiptarësh, që merren me art, kulturë dhe të tjera veprimtari të ngjashme, duke përfaqësuar së pari vetveten, talentin dhe aftësitë intelektuale, artistike e krijuese, por gjithashtu duke na bërë krenarë edhe si komb në tërësi. Njënga këta është edhe Xheni Çuni, një fotografe dhe artiste e mirëfilltë nga Dyseldorfi i Gjermanisë, e cila përkundër moshës së re, ka një bagazh të pasur me vepra pas shpine, por edhe premton krijimtari të përkryer për të ardhmen.
Xheni është në përfundim të studimeve për art dhe film pranëAkademisë së Arteve në Dyseldorf të Gjermanisë, nga ku kanëdalë një numër i madh artistësh me famë botërore. Me këtërast, në datat 6-10 shkurt 2019, ajo prezanton projektin e saj tëradhës “Përtej syve” (titulli nw origjinal: Beyond eyes), njëekspozitë pak më ndryshe. Tema dhe fotografitë e saj këtu shfaqin njerëzit që kanë humbur shikimin, pra të verbërit qëbëjnë art, megjithëse nuk e shohin artin e tyre me sytë e tyre. Pikërisht kjo është edhe ideja dhe mrekullia e artit, dmth. ai përjetohet në shpirt, buron nga brendia e shikohet me sytë e zemrës. Ky projekt paraqet artistët e verbër përmes fotografive dhe pamjeve filmike. Më tutje, sqarojnë artistët se si ata krijojnë dhe ushtrojnë artin e tyre. Mungesa e shikimit aspak nuk është ndonjë pengesë për të bërë art dhe për t’i dhënëlirinë imagjinatës, abstraksionit dhe shpalosjes së ndjenjave përmes pikturës, ngjyrave dhe brushës. Këta njerëz shfrytëzojnë burime të tjera gjatë realizimit të artit të tyre si:dëgjimin, tingëllimën, nuhatjen, shijen, aromën etj, duke i kombinuar me intuitën, ndjenjën dhe kujtimet.
Xheni Çuni është një fotografe, puna e të cilës fokusohet në tema që lidhen me artin vizual, njerëzit dhe bukurinë natyrore. Ajo ka ekspozuar punën e saj në Akademinë e Arteve të qytetit të Dyseldorfit, Gjermani, dhe gjithashtu në qytete të ndryshme të Gjermanisë dhe në mbarë botën. Përveç kësaj, në vitin 2011 ajo mori një çmim në Awards Worldwide Photography Gala. Xheni e konsideron fotografinë një perceptim vizual të njerëzve dhe historisë së tyre. Për shkak të procesit të globalizimit në vazhdim, multikulturalizmi është një gjë e zakonshme në prodhimin e artit. Ajo percepton individët si përmes objektivit të kamerës së saj, ashtu edhe prej përvojës së saj multikulturore. Fotot e saj tregojnë historinë e njerëzve, bukurinë e tyre të brendshme dhe i ndihmojnë ata të zbulojnë veten në një mënyrë të re.
Xheni është prezantuar në disa ekspozita në Shqipëri, Kosovë, Turqi, Gjermani, Australi etj, dhe ka marrë disa çmime për punën dhe artin e saj.
Ekspozita do të jetë e hapur nga 6-10 shkurt 2019, nga ora 10-20, në KUNSTAKADEMIE DÜSSELDORF, adresa: Eiskellerstraße 1, 40213 Düsseldorf, RAUM 112.
Për më shumë informata mund të vizitohet webfaqja e artistes në adresën: www.xheni.com.


Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












