Lajme
Asambleisti socialdemokrat shqiptar në Zvicër uron Vetëvendosjen
Asambleisti në mandatin e tretë në Asamblenë komunale në Langnau në Bernë të Zvicrës, Nazim Rexhepi ka uruar Vetëvendosjen për fitoren në Zgjedhjet në Kosovë dhe popullin për zgjedhjet shembull.
“Kam kënaqesinë t’ua uroj fitoren historike në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit 2021. Popullin e Kosovës e pergëzoj për zgjedhje të qeta, të lira dhe demokratike që u bënë shembull për regjionin e Ballkanit dhe më gjerë!”, ka thënë Rexhepi.
Vetëvendosjen ai i ka quajtur si socialdemokratët e vërtetë evropianë.
“Mirëqenie, siguri dhe barazi sociale kërkon populli i Kosovës dhe kush mund ta bënte më mirë se ju, Vetëvendosja – socialdemokratët e vërtetë evropianë”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












