Shqipëria
Asfaltimi i rrugës drejt Voskopojës, rrit turizmin kulturor në këtë zonë
Aksi rrugor Voskop-Voskopojë, një prej segmenteve me fluksin më të lartë të levizjes së automjeteve me destinacion zonën turistike të Voskopojës dhe me aktivitet të lartë në bujqësi dhe blegtori, është në përfundim të rikonstruktimit.
Riparimi i shtresave të dëmtuara të asfaltit në këtë aks ka përmirësuar infrastrukturën rrugore, duke ofruar më shumë siguri dhe duke shkurtuar kohën drejt destinacioneve turistike në këtë zonë.
Investimi në këtë aks shton një tjetër vepër të re me standarde bashkëkohore në rrjetin e infrastrukturës së vendit, e cila po transformohet nga dita në ditë jo vetëm në akset kombëtare, por për herë të parë edhe në ato dytësore rurale.
Rruga Korçë – Voskop – Voskopojë, një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, lehtëson aksesin në shërbime për 6 mijë banorë të zonës dhe ndihmon fermerët të arrijnë tregun e Korçës më shpejt dhe me kosto më të ulët.
Ndërkohë që lidhja edhe me rrugën që çon drejt Voskopojës krijon mundësi të reja edhe për zhvillimit e agroturizmit dhe turizmit kulturor, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike














