Kosova
Asgjësohen rreth 20 tonë peshk në Kosovë për shkak të prezencës së parazitëve
Inspektorati Veterinar, zyra regjionale e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Gjilan sot asgjësoi 19,750 kg peshk.
Sasia e peshkut ishte e bllokuar në depon e distributorit për shkak të prezencës së parazitëve.
Sipas njoftimit të AUV, bazuar në ligjet në fuqi inspektorati kishe nxjerr masën e ndalesës për qarkullim ne treg, mbi bazën e kategorisë si produkte i papërshtatshme për konsum, transmeton Albinfo.ch.
Pas ankesës se palës në shkallë të parë të ankesës, komisioni profesionale i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, kishte vërtetuar se vendimi i ekipit inspektues është i bazuar dhe e mbanë në fuqi. Pala kishte të drejtë qe produktin ta kthente në vendin e origjinës ose të parashtronte kërkesën për asgjësim.
Në pamundësi të kthimit produkti u asgjësua në deponin rajonale të mbeturinave Gjilan në prezencë të inspektorëve të AUV-së.
“AUV pa përjashtim do të ndalojë dhe asgjësoj secilin produkte i cili rezulton se nuk i përgjigjet kushteve për konsum. Ruajtja e shëndetit të qytetarëve është synimi ynë kryesor”, thuhet në njoftim./Albinfo.ch/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












