Shëndetësi
Ashpërsohen ligjet për vaksinim në Gjermani
Një draft-ligj i ri në Gjermani parashikon që vaksinimi i detyrueshëm kundër fruthit për fëmijët e kopshteve dhe nxënësve të shkollave të shtrihet edhe te punonjësit e këtyre institucioneve, si dhe në qendrat e refugjatëve, njoftoi ministri i Shëndetësisë gjermane, Jens Spahn.
Ai në një intervistë për gazetën gjermane Bild am Sonntag tha se ata që nuk vaksinohen rrezikojnë veten dhe të tjerët, përcjell albinfo.ch.
Spahn tha se sipas Ligjit të ri për mbrojtjen kundër fruthit deri në qershor të vitit të ardhshëm duhet të vërtetojë se të gjithë janë të vaksinuar kundër fruthit.
Javën e kaluar u vendos që vaksinimi i detyrueshëm të zgjerohet për refugjatët dhe azilkërkuesit.
Vaksinimi në Gjermani deri më tani ka qenë vullnetar, por shkalla e vaksinimit për vite është në rënie, duke rritur numrin e rasteve të fruthit.
Projektligji gjithashtu parashikon vaksinimin e shtuar ndaj sëmundjeve të tjera, si tetanusi, difteria dhe kolla e madhe.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












