Kosova
ASK: 42,700 qytetarë u larguan nga Kosova në 2021
Janë 42,700 qytetarë të Kosovës që janë larguar nga vendi vetëm gjatë vitit 2021 e që vetëm një numër i ulët i tyre janë kthyer. Kësisoj, numri “neto” i emigrantëve është 38 mijë.
Drejtori për statistika të popullsisë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës i ka thënë Ekonomia Online se vende ku migrojnë shqiptarët e Kosovës kryesisht janë ato të Bashkimit Evropian. “Ne e kemi publikuar vitin e kaluar një raport që është në bazë të vlerësimit dhe në atë raport janë evidentuar 42 700 e me shumë banorë që kanë migruar. Por, një pjesë e tyre është kthyer dhe migrimi neto për vitin 2021 është rreth 38 mijë banorë më pak që e kanë lëshuar Kosovën. Zakonisht kosovarët udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, pjesa dërrmuese, por një pjesë e vogël në SHBA dhe Kanada apo vende të tjera. Por, është një numër shumë i vogël në krahasim me migrimin në vendet e Bashkimit Evropian”, u shpreh Kastrati.
Mosha mesatare e atyre që largohen për në vendet e perëndimit është kryesisht mes 21 dhe 28 vjeç. “Ka struktura të ndryshme të popullsisë, por pjesa dërmuese, mbi 80 për qind, nga të dhënat e Bashkimit Evropian dhe burimet e tjera, janë të rinj, kryesisht grup mosha 21 deri 28; pjesa dërmuese e tyre është në moshë të re”, ka thënë Kastrati për Ekonomia Online.
I njëjti trendi i ikjes e ka përcjellë Kosovën edhe gjatë vitit 2022, megjithatë ende nuk ka shifra zyrtare.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga













