Shqipëria
Askush s’mund të hyjë nga Shqipëria drejt BE-së në 30 ditët e ardhshme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19, Bashkimi Evropian ka vendosur të kufizojë përkohësisht (për një periudhë tridhjetë ditore) hyrjen në territorin e BE+ të shtetasve nga vendet e treta.
Përjashtimet nga kufizimi i përkohshëm i udhëtimit do të bëhen vetëm në rastet e udhëtimeve për qëllime thelbësore të shtetasve:
– të vendeve anëtare të BE-së, të vendeve nënshkruese të Schengen-it (Islandë, Lihtenshtein, Norvegji, Zvicër), dhe për anëtarët e familjeve të tyre, në rastet e kthimit të tyre në shtëpi;
të vendeve të treta që janë rezidentë afatgjatë dhe personat që kanë përfituar të drejtën e qëndrimit, apo që kanë një vizë qëndrimi afatgjatë.
Nga ky kufizim i përkohshëm i udhëtimit përjashtohen: personeli shëndetësor, kërkuesit mjekësorë, punonjësit e kufirit, personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti, në masën e nevojshme, diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, pasagjerët në tranzit, pasagjerët që udhëtojnë për arsye të domosdoshme familjare, personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, ose për arsye të tjera humanitare, përcjell Albinfo.ch
Nisur nga serioziteti i situatës, këshillohen të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe shtetasit e vendeve të treta që qëndrojnë aktualisht në territorin e RSH-së të mos kryejnë udhëtime të panevojshme jashtë Shqipërisë.Për të gjithë shtetasit të cilët duhet të kryejnë udhëtime thelbësore, lutemi të konsultojnë faqen online të MEPJ dhe të ambasadave të akredituara në RSH, për informacione të përditësuara rreth kushteve të udhëtimeve dhe kufizimeve respektive, thote Ministria ne kete njoftim per shtyp.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












