Uncategorized
Asnjë shqiptar në Parlamentin e qytetit të Lucernit
Më së afërmi këtij caku ka qenë Flamur Rrmoku. Ky i ri që punon si ekspertt në diagnostikën neuropsikologjike, ka marrë 3375 vota
Në zgjedhjet e mbajtura të dielën për Parlamentin e qytetit të Lucernit, për 48 vendet në dispozicion kanë kandiduar afër 200 veta, në mesin e të cilëve edhe pesë shqiptarë.
Flamur Rrmoku ka kandiduar per listën 4 që përfshinte Partinë Socialdemokrate dhe sindikatat. Ndërsa Ardita Berisha, Drilon Bekiri, Shpëtime Çallaku dhe Armin Çekaj kanë bërë pjesë në listën 9 SP-Second@s Plus.
Asnjëri nga këta kandidatë nuk ka mundur të kalojë pragun që do t`i mundësonte zgjedhjen në parlament. Por, më së afërmi këtij caku ka qenë Flamur Rrmoku. Ky i ri që punon si ekspertt në diagnostikën neuropsikologjike, ka marrë 3375 vota. Ndërkaq delegati i zgjedhur me më së paku vota në listën e tij ka pasur 3979 vota.
Katër shqiptarët tjerë kandidatë, me numrin modest të votave të fituara, kanë qenë larg nga mundësia për të fituar një vend në parlament.
Kështu, Ardita Berisha, studente e pedagogjisë sociale ka fituar 803 vota, Drilon Bekiri, animator sociokulturor 662, Shpëtime Çallaku mediatore, 587 dhe Armin Çekaj, shërbyes teknik, 513 vota.
Në legjislaturën e kaluar në Parlamnentin e Qytetit të Lucernit bënte pjesë Ylfete Fanaj, e cila pastaj, vitin e kaluar, fitoi zgjedhjet në nivel kantonal dhe tash përfaqëson partinë e saj (SP) në Parlamentin e Kantonit të Lucernit.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër










