Lajme
Astronatutët e NASA-s shijuan specat e parë të mbjellë në hapësirë
NASA tha se eksperimenti synon të eksplorojë mënyra për rritjen e produkteve për misionet hapësinore më afatgjata.
Astronautët e NASA në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund kanë shijuar specat e parë djegës të rritur në hapësirë për 4 muajt e fundit.
Grupi i austronautëve jo vetëm që kultivuan specat e parë djegës, por i konsumuan në taco.
Astronautja Megan MacArthur bëri të ditur se kanë konsumuar speca djegës të kuq dhe jeshil. Ajo e cilësoi ushqimin si “tacot më të mira hapësinore”.
Theksojmë se Astronautëve iu desh të regjistronin përvojën e tyre pasi kultivimi I specave ishte pjesë e një eksperimenti më të gjerë, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Astronautët mbollën farat në një habitat të avancuar bimësh, një kabinë zhvillimi e pajisur me më shumë se 180 sensorë dhe drita LED.
Ekipi në Qendrën Hapësinore Kennedy mbolli specat pothuajse në të njëjtat kushte në Tokë për të parë nëse mikrograviteti dhe faktorë të tjerë në hapësirë ndikuan në rritjen e tyre.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














