Futboll
Atdhe Nuhiu kujton luftën dhe sakrificat e kosovarëve
Televizioni britanik “ITV”, ka publikuar një reportazh duke paraqitur të kaluarën e Kosovës dhe sukseset që futbollistët kosovarë po i arrijnë me Kombëtaren
Fillimi fantastik i Kombëtares së Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2020 dhe përballja me Anglinë ka tërhequr vëmendjen e medieve të njohura që i kanë kushtuar rëndësi të madhe rrugëtimit të “Dardanëve”.
Televizioni britanik “ITV” ka publikuar një reportazh, duke paraqitur të kaluarën e Kosovës dhe sukseset që futbollistët kosovarë po i arrijnë me Kombëtaren.
Sulmuesi Atdhe Nuhiu, që luan në Championship, ishte protagonist i këtij reportazhi, duke treguar sakrificat dhe vuajtjet që kanë kaluar deri këtu.
“Askush nuk e ka imagjinuar se mund ta shohin Kombëtaren e Kosovës duke luajtur futboll në televizion. Njerëzit janë shumë krenarë me këtë Kombëtare, është diçka e pabesueshme”, u shpreh Nuhiu.
Pjesë e këtij reportazhi është edhe ish-futbollisti i njohur Brian Deane, që tani është aksionar te skuadra e Ferizajt në Kosovë.
“Jemi duke folur për një Kombëtare që kanë shumë pak kohë së bashku”, deklaroi Deane, transmeton KTV, përcjell Albinfo.ch.
Në këtë reportazh kujtohet edhe lufta dhe ndarja nga ish-Jugosllavia, duke përshkruar rrugëtimin deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës.
“Ishte e vështirë të rikthehemi, pasi çdo gjë ishte rrënuar dhe kishte shumë dëme. Por e rëndësishme është se tani jetojmë të lirë”, shprehet Nuhiu.
Sulmuesi prishtinas Nuhiu ka folur edhe për lojtarët e tjerë që janë me prejardhje nga Kosova, por luajnë për shtete të tjera, si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, që luajnë në Premierligë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua













