Lajme
ATK-ja tejkalon objektivat
Administrata Tatimore e Kosovës ka prezantuar raportin e punës gjashtë mujore janar-qershor të këtij institucioni, me ç’rast drejtues të këtij institucioni e cilësuan si të suksesshëm këtë periudhë me arsyetimin se me punën e bërë janë tejkaluar objektivat e planifikuara.
Drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti, ka thënë se gjatë këtij gjashtë mujori Administrata Tatimore ka inkasuar rreth 145 milionë euro, prej tyre mbi 122 milionë nga tatimet dhe 42.1 milionë euro nga kontributet pensionale, ose 3 për qind më shumë se sa ishte planifikuar.
Haliti si të arritura në këtë periudhë ka konsideruar finalizimin e disa marrëveshjeve, eliminimin e tatimeve të dyfishta, përfundimin e doracakëve, manualin për departamentet e administratës tatimore që kryejnë shërbime dhe punë më kualitative.
Ai ka thënë se sfidat kryesore të ATK-së mbeten implementimi i mëtutjeshëm i arkave fiskale, funksionalizimi i deklarimit elektronik identifikimi i saktë i tatimpaguesve dhe veriu.
Haliti potencoi se sistemi tatimor do të jetë më i efektshëm kur secili do të jetë pjesë e tij, dhe do të kontribuojë në pjesën e vetë të drejt. Ai falënderoi tatimpaguesit për kryerjen e obligimeve tatimore dhe kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












