Të tjera
Atleti shqiptar, edhe një sukses në Itali
Tashmë dihet se atletika është një nga ato pak sportet që mund të praktikohet dhe në kohën e pandemisë.
Në ambient të hapur dhe nën masat e rrepta të protokolleve, sportistët vijon stërvitjen për tu përgatitur maksimalisht për aktivitetet që i presin.
Ky është David Nikolli, atleti me origjinë shqiptare që prej 10 vitesh e ushtron këtë sport në Itali. Në një lidhje me skype për Vizion Plus, Nikolli tregon se si po përjetohen edhe masat anti-covid nga sportistët.
”Karantina e dytë në Itali nuk ka qënë njësoj si e para por janë ndërmarrë disa lloj masash që mbyllin vetëm palestrat dhe pishinat .Ndërsa sportet e tyre vijojnë aktivitetin e tyre cdo javë dhe kanë një ndeshje zyrtare sipas asaj që është programuar, transmeton albinfo.ch. Unë po vazhdoj të stërvitem dhe si gjithë profesionistat e tjerë po stërvitemi gati për vitin 2021 pra për aktivitet që do fillojnë të reja” ka thënë ai.
Atletika në Itali është një sport mjaft popullor. Për këtë arsye, federata hapi dyert dhe për një numër të limituar tifozësh në tribunë me distancë të konsiderueshme nga njëri-tjetri.
“Kthimi i tifozëve në stadiume nuk ka qënë një kthim i plotë i gjithë tifozëve por një kthim i pjesshëm i tyre me disa masa që janë marrë me distamcë nga njër-tjetri. Por kthimi i tyre ishte i rëndëishëm sepse të japin shumë forcë dhe energji sidomos në metrat e fundit të garës që të bëjnë një paraqitje më të mirë në finish. Nuk kam marrë shumë informacione nga Federata por ajo që di është se Lojrat olimpike të vitit 2021 do zhvillohen ashtu sic janë programuar”, shprehet ai.
David Nikolli është shpallur fitues me medalje bronzi në Kampionatin Ballkanik ne salla te mbyllura ne Turqi në Distancën 1500m.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













