Shqipëria
Atletja shqiptare në finalen e ‘Mynih 2022’
Luiza Gega u konfirmua si një prej atleteve më të forta në kontinent.
Kampionja shqiptare fitoi garën e parë në 3,000 metra me pengesa dhe siguroi në këtë mënyrë vendin në finalen e Europianit të Atletikës “Mynih 2022”.
Pasi ruajti energjitë, Luiza nisi shkëputjen në gjysmën e garës, duke mos u lënë asnjë shans rivaleve të reagonin. Në të vetmin moment pasigurie, ku kthente kokën mbrapa të kontrollonte garueset e tjera, ndjekëset iu afruan. Megjithatë, Gega e rikuperoi distancën dhe kaloi e para në finish.
Rekordmenia kuqezi regjistroi kohën 9 minuta, 30 sekonda e 93 të qindtat dhe tashmë do të synojë medaljen e artë europiane. Edhe pse në moshën 33-vjeçare, atletja shqiptare kërkon majën e podiumit, për një titull që i mungon. Në vitin 2016 Luiza arriti të fitonte medaljen e argjendtë në Europianin që u zhvillua në Amsterdam, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Pritshmëritë janë të mëdha, edhe prej paraqitjeve të jashtëzakonshme të Gegës gjatë këtij edicioni. Në qershorin që kaloi, ajo u pozicionua e pesta në Botërorin e Atletikës, të zhvilluar në Oregon të Shteteve të Bashkuara.
Luiza ka fituar gjithashtu edhe dy medalje të arta në Lojërat Ballkanike “Craiova 2022”, në disiplinën e 3,000 metrave me pengesa dhe në garën e 5,000 metrave. Ajo triumfoi edhe në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ku fitoi medalje të artë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Teuta Kryeziu, ndërmjet komunikimit dhe kuptimit në jetën familjare Si këshilltare dhe mediatore sistemike, ajo, përmes Familienberatung plus në Kantonin e Bernës punon me familje... -
Destani flet për “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut” -
Shoqata Kulturore “Sharri” nderon figurën e Rexhep Rifatit, një jetë në shërbim të gazetarisë dhe identitetit shqiptar në diasporë -
Suhr (AG): Gruaja nga Maqedonia plagos me thikë foshnjën dhe anëtarët e familjes -
Marigona Qerkezi rikthehet në “Anna Bolena” në Tirol
Jeta në Zvicër
-
Teuta Kryeziu, ndërmjet komunikimit dhe kuptimit në jetën familjare Si këshilltare dhe mediatore sistemike, ajo, përmes Familienberatung plus në Kantonin e Bernës punon me familje... -
Qytetarët zviceranë të shqetësuar për mashtrimet kibernetike me inteligjencën artificiale -
Një aeroplan i vogël u rrëzua në kantonin e Bernës -
Një burg për gra në Zvicër dëshiron të integrojë më mirë jetën familjare -
Zvicër: Numri i urgjencës 142 do t’u përgjigjet viktimave të dhunës në familje nga 1 maji












