Lajme
Auron Shaqiri: Zëri i qytetarëve dhe i diasporës mund të ndryshojë Lozanën
Në kuadër të zgjedhjeve lokale të marsit, Lozana po përballet me sfida të mëdha si rritja e kostos së jetesës, strehimi i përballueshëm dhe përfaqësimi i diversitetit në institucionet publike. Në këtë kontekst, Auron Shaqiri, sociolog me prejardhje nga diaspora shqiptare dhe kandidat në listën socialiste për Këshillin Komunal, prezanton vizionin e tij për një qytet më solidar, me barazi mundësish dhe pjesëmarrje më aktive të qytetarëve. Në këtë intervistë për albinfo.ch, ai flet për zgjedhjen e tij politike, prioritetet programore dhe rëndësinë e votës së diasporës.
albinfo.ch: Komuniteti shqiptar njihet për dinamizmin e tij sipërmarrës dhe vlerat ndonjëherë konservatore, të cilat shpesh e shtyjnë drejt partive borgjeze. Ju keni bërë zgjedhjen e kundërt duke u angazhuar me të majtën. Cili është kuptimi i këtij hapi dhe si planifikoni ta bindni këtë elektorat “natyrisht të djathtë” që të mbështesë listën tuaj?
Auron Shaqiri: Dinamizmi sipërmarrës i komunitetit tonë është duke u njohur dhe vlerësuar gjithnjë e më shumë në Zvicër, dhe ne mund të jemi krenarë për këtë. Megjithatë, nëse i kombinojmë vlerat e mikpritjes dhe të solidaritetit qe i posedojmë si komunitet, mund të them se ato përputhen shumë ngushtë me vlerat e së majtës në Zvicër.
Rruga ime personale më ka përballur me shumë pabarazi, dhe kjo është ajo qe më ka afruar me Partinë Socialiste. Fatmirësisht, çdo histori është e ndryshme dhe mund të pasurojë menyrat tona për të parë botën, qoftë nga e djathta apo nga e majta.
Sot, shumë njerëz, sidomos kur vijnë nga diku tjetër, nuk nisin me të njëjtat « kode » apo me të njejtin akses në informacion. Për të ndërmarrë, nevojiten kode, rrjetëzim shoqëror, formim dhe një kornizë që garanton barazinë e mundësive dhe lufton diskriminimet. Pikërisht këtu, në mendimin tim, zgjedhja e një politike të majtë rezulton të jetë një zgjedhje pragmatike për shumë persona nga diaspora.
Duke mbështetut vlerat e solidaritetit dhe të mikpritjes, komuniteti shqiptarë ka shumëçka për të fituar, sepse krijon më shumë mundësi për veten, ndërkohë që kontribuon edhe në valorizimin e diversitetit kulturor.
albinfo.ch: Musa Kamenica, presidenti aktual i Këshillit Komunal, ka hapur rrugën. Si kandidat(e), si planifikoni ta vazhdoni këtë punë përfaqësimi dhe ta bëni të dëgjohet zëri i diversitetit brenda institucioneve?
Auron Shaqiri: Me zgjedhjen e Musa Kamenicës në postin e Kryetar të Këshillit Komunal, mund të konstatojmë qe diversiteti ka vendin e vet në institucionet dhe se mund të përfaqësosh Lozanën me përpikëri dhe seriozitet. Këtë punë të jashtëzakonshëm që ai ka bërë, unë dua ta vazhdoj. Përvoja ime mund të ndihmojë si urë për të shërbyer midis lagjeve dhe Këshillit Komunal, duke dëgjuar banorët, shoqatat dhe të rinjtë. Unë dua të mbaj zërin e tyre në qendër të vendimarrjes që ju përket atyre.
albinfo.ch: Jeta në Lozanë po bëhet e shtrenjtë (qiratë, sigurimet, mobiliteti). Cilen masë konkrete të programit tuaj do të mbroni me përparësi për të lehtësuar përditshmërinë e banorëve?
Auron Shaqiri: Përtej masës së abonimit të transportit publik me 1 frang në ditë, që do të përmirësojë fuqinë blerëse të të gjithëve në Lozanë, prioriteti im mbetet strehimi. Do të mbroj rritjen e pjesës së banesave me qira të përballueshme, me qëllim të arritjes së së paku 30% në territorin komunal. Qiratë vazhdojnë të rriten në Zonën lemanike, ndërkohë që pagat nuk e ndjekin këtë ritëm. Të gjesh një banesë me qira të përballueshme në Lozanë është sot një shqetësim i madh për shumë familje të këtij qyteti.
albinfo.ch: Shumë pjesëtarë të diasporës e kanë të drejtën e votës, por nuk e ushtrojnë atë. Nëse do të kishit një minutë për të nxitur një votues me origjinë shqiptare që të shkojë te kutitë e votimit, çfarë do t’i thoshit?
Auron Shaqiri: Nëse ke të drejtë vote, bëje zërin tënd të dëgjohet. Një demokraci jeton kur të gjithë marrin pjesë, përfshirë këtu personat me origjinë të huaj. Zgjedhjet komunale ndikojnë drejtpërdrejt në politikën e banimit, transportit, çerdheve dhe shërbimeve të afërta. Nuk duhen më shumë se disa minuta për të dhënë një drejtim politik qytetit për 5 vitet e ardhshme.
Pozicioni në listë : Lista 05, n° 86 (Shaqiri Auron)
Kush është Auron Shaqiri:
Unë jam Auron Shaqiri, sociolog me formacion. Jam i lindur dhe rritur në Zvicër, nga prindër me origjinë nga Presheva. Në 13 vitet e para të jetës sime në Zvicër kam jetuar në mënyrë klandestine ose « pa letra ». Sot punoj në Drejtorin e Shërbimit për Rini, Sport dhe Kohezion Social të qytetit e Prilly-së. Poashtu angazhohem për një jetë të drejtë, pa diskriminim, dhe për të rikthyer besimin te institucionet.
Lexoni po ashtu:
Musa Kamenica: Lozana ka nevojë për politika sociale të forta dhe gjithëpërfshirëse
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mario Fehr: Zvicra dhe Kosova kanë një miqësi të thellë, histori dhe vlera të përbashkëta Me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në sallën komunale të... -
SHKA “17 SHKURTI” – Një shtyllë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit shqiptar në Austri -
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Vendet më të lira për të jetuar në Zvicër në vitin 2026 Qiratë, taksat dhe primet e sigurimit shëndetësor ndryshojnë ndjeshëm nga një komunë zvicerane në tjetrën. Një... -
Mungesa serioze e vaksinave dhe antibiotikëve është zgjidhur -
Mediat austriake: Valon Berisha e pa nga afër aksidentin ku mbeti i vdekur kushëriri i tij -
Rritja e planifikuar e TVSH-së në Zvicër shihet si një ‘sakrificë e menaxhueshme’ -
Qentë ndryshojnë ndjeshëm ajrin në shtëpi, thonë shkencëtarët zviceranë











