Lajme
Austri: 55 për qind e të anketuarve përkrahin vaksinën e detyrueshme
Shumica e austriakëve mbështesin vaksinimin e detyrueshëm, i propozuar ditë më parë nga qeveria austriake.
Sipas një sondazhi në internet nga Instituti Gallup, 55 për qind e të anketuarve janë pajtuar me propozimin e qeverisë për vaksinim të detyrueshëm të popullsisë, 40 për qind e refuzojnë atë dhe pesë për qind nuk janë përgjigjur.
Në këtë anketim morën pjesë 1,000 persona të moshës mbi 16 vjeç, raporton orf.at, përcjell albinfo.at.
Sipas Gallup, kjo është hera e parë që shumica e popullsisë pajtohet me një kërkesë të përgjithshme vaksinimi. Në korrik ishte në 24 për qind, në mes të nëntorit në 46 për qind, thuhej me tej në raportin e sondazhit.
Kur u pyetën për vënien e masave të bllokimit edhe për personat e pavaksinuar, i cili me gjasë do të vazhdojë të zbatohet edhe pas 12 dhjetorit, ky vendim shihet nga 62 për qind e të anketuarve nga të gjitha sferat e jetës si “plotësisht i saktë” ose “i saktë”.
Ndërkohë, turbullirat e fundit të masave ndaj Covid-19 të vendosura nga qeveria austriake, kanë dobësuar besimin e popullsisë ndaj qeverisë. Derisa në mars të vitit 2020, 85 për qind kishin besim në menaxhimin e krizës me pandeminë, tani kjo shifër është vetëm 19 për qind.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













