Lajme
Austri: Gjobë deri në 5 000 euro për ngasësit e shpejtë (raser)
Më 1 shtator, Austria do të dyfishojë gjobat për tejkalim të shpejtësisë. Ndryshimi i ligjit për “Paketën e shpejtësisë” hyn në fuqi ditën e mërkurë, ka njoftuar ÖAMTC, përcjell albinfo.at
Siç raportojnë mediat austriake, ndryshimet në rregulloren e trafikut rrugor dhe në ligjin e “pezullimit” të patentë shoferit lidhen kryesisht me tejkalimin e kufizimit të shpejtësisë në zonat lokale dhe në rrugë të hapura.
Kushdo që tejkalon shpejtësinë e limituar, duhet të ketë kujdes për gjobat që do të pasojë.
Ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar me shumë se 30 kilometra në orë, nga tash e tutje do të gjobiten me 150 euro në vend se të paguajnë 70 euro si më parë. Ata që ngasin më shumë se 40 km/h në zonat urbane ose më shumë se 50 km/h jashtë qytetit, në të ardhmen duhet të paguajnë të paktën 300 në vend të 150 eurove, transmeton albinfo.at.
Përveç kësaj, shtrëngime të ligjit do të ketë edhe për “pezullimin” apo tërheqjen e patentë shoferit. “Derisa shkelësit e rregullave në komunikacion për tejkalim të shpejtësisë 41km/h deri në 60 km/h janë gjobitur me tërheqjen e patentë shoferit me dy javë, tash e tutje pezullimi mund të jetë me një muaj. Nëse vepra penale përsëritet, ekziston rreziku prej tre muajsh. Sa herë që tejkalohet, është tre deri në gjashtë muaj, në varësi të ashpërsisë”, thotë eksperti i ÖAMTC-së, Martin Hoffer.
Sipas gazetës austriake nachrichten.at, dyfishime të gjobës do të ketë edhe për shkeljet e rënda në komunikacion. Derisa për vepra të rënda penale në komunikacion, (posaçërisht për garat me makina në rrugë) shkelësit gjobitej me 2180 euro, tani ata mund të gjobiten me 5000 euro dhe me tërheqje të patentë shoferit për një kohë të gjatë.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?










