Lajme
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
Austria dhe Britania e Madhe kanë arritur dakordim të punojnë së bashku për të ndryshuar sistemin ligjor brenda Evropës, për të lejuar deportimin e emigrantëve në vende të treta të sigurta.
Kancelari austriak Karl Nehammer e ka lavdëruar planin e Britanisë së Madhe për depërtimin e emigrantëve në Ruanda.
Në fund të prillit, Parlamenti Britanik miratoi legjislacionin për dërgimin e disa emigrantëve në Ruanda, duke synuar parandalimin e kalimeve të rrezikshme të Kanalit Anglez nga emigrantë, qëllimi i të cilëve është arritja në Britaninë e Madhe.
Austria është një nga 15 prej 27 vendeve të BE-së që javën e kaluar bëri thirrje për më shumë marrëveshje me vendet ku emigrantët largohen ose udhëtojnë për të arritur në Evropë, raporton “Associated Press”.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim 20 nga 26 kantone kanë rezultate më të mira se sa pritej, por rritja strukturore e... -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët -
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat











