Lajme
Austria dyfishon kontrollin e kufijve me Ballkanin: Vendos 1800 policë në lindje
Kurz ka njoftuar se kontrollet kufitare në lindje do të dyfishohen. "Në veçanti, kontrollohen të kthyerit nga Ballkani". 1.800 policë do të vendosen në kufijt përkatës
Për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me koronavirus, të shkaktuara nga të kthyerit nga jashtë, qeveria austriake ka vendosur paralajmërime të mëtejshme të udhëtimit dhe njëkhësisht shtrëngon kontrollet kufitare në lindje të vendit. Qeveria këshillon fuqimisht kundër udhëtimeve në Rumani, Bullgari dhe Republikën e Moldavisë, ka thënë sot kancelari Sebastian Kurz në konferencën pe¨r media pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, shkruan m.oe24.at.
Në Ballkan, për fat të keq është përkeqësuar situata në lidhje me Covid-19 dhe ka gjithnjë e më shumë raste të infeksioneve të sjella nga vendet lindore në Austri. “Ne po përjetojmë gjithnjë e më shumë raste të ardhjes së virusit nga jashtë. Kjo është arsyeja pse kemi bërë një apel urgjent për të mos udhëtuar në këto vende” ka thënë Kurz, transmeton albinfo.ch.
Detyrimi për karantinë 14 ditore ende vlen për të kthyerit nga vendet për të cilat ekziston një paralajmërim udhëtimi. Kushdo që e shkel këtë nuk është duke bërë një vepër të parëndësishme, por një shkelje e rëndë dhe rrezikon gjobë deri në 1.450 euro. Kancelari paralajmëroi se ata që kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid dhe që shkelin karantinën po kryejnë një vepër penale kështu që do të përballen me dënime dukshëm më të rënda.
Kurz ka njoftuar gjithashtu se do të ketë kontrolle më të rrepta mbi dispozitat e vendosura dhe kontrollet kufitare në lindje do të dyfishohen. “Në veçanti, kontrollohen të kthyerit nga Ballkani”, transmeton albinfo.ch. 1.800 policë do të vendosen në kufijt përkatës.
Ministri Schallenberg: vendet përkatëse janë informuar paraprakisht
Paralajmërimet e udhëtimit janë efektive menjëherë, ndërsa rregullat e rrepta për hyrjen hyjnë në fuqi nesër, të enjtne, ka thënë ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg. Asnjë gjë nuk do të ndryshojë në të vërtetë për Republikën e Moldavisë, pasi rregullat kufizuese të vendit të tretë janë zbatuara tashmë për këtë vend. Ai tashmë ka informuar, të martën, homologët e tij në të tre vendet e përmendura
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë














