Lajme
Austria mbyll turizmin dimëror dhe vendos karantinë për ata që kthehen nga jashtë
Është bërë e ditur se Qeveria austriake pritet të njoftojë ndalimin e turizmit dimëror gjatë periudhës së Krishtlindjeve. Lajmin e ka dhënë gazeta vjeneze “Der Standard”, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit thuhet se ashensorët e skive do të jenë në veprim për banorët, por restorantet dhe hotelet do të qëndrojnë të mbyllura. Në këtë mënyrë vendi dëshiron të shmangë përhapjen e infeksionit të koronavirusit. Në Austri teleferikët konsiderohen mjet transporti dhe do të funksionojnë vetëm si të tillë.
Andaj duhet theksuar se ëndrra austriake e “javës së bardhë” gjatë Krishtlindjeve mori fund. Në ditët e fundit, qeveria dhe autoritetet rajonale kishin premtuar rifillimin e turizmit në kohë për “javët e bardha”, pavarësisht presionit të Italisë, Francës dhe Gjermanisë për një ndalesë të përbashkët evropiane të skive gjatë pushimeve.
Sidoqoftë, Austria është akoma në bllokim total dhe gjatë fundjavës testet e tamponëve do të fillojnë të kryen në masë në disa rajone të vendit dhe më pas duhet të shtrihen në të gjithë popullsinë deri në fund të vitit.
Por, rruga është e gjatë dhe të dhënat për infeksionet – sipas ministrit të Shëndetësisë, Rudolf Anschober – janë ende shumë të larta. Pavarësisht nga izolimi, dje në fakt kishte edhe 3,033 raste të reja, duke e çuar totalin në pothuajse 55,000 të infektuar.
Sipas raporteve të medias, qeveria po përgatit gjithashtu një “goditje” për ata që kthehen nga udhëtimet jashtë vendit. Ata që kthehen nga një vend me një incidencë prej mbi 100 rastesh me Covid për 100,000 banorë, në 7 ditët e fundit do të duhet të qëndrojnë në karantinë për dhjetë ditë, ndërsa deri më tani ishte e mjaftueshme për të paraqitur një test negativ Covid jo më pak se 72 orë.
Për të shkurtuar izolimin, tamponi mund të bëhet pas 5 ditësh. Për karantinën nuk ka leje pune, d.m.th. një punonjës do të duhet të marrë pushime për këtë rast.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026












