Shqipëria
Austria, partner strategjik i Shqipërisë në zhvillimin e bujqësisë
Austria do të jetë një partner i rëndësishëm strategjik në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të bujqësisë shqiptare dhe kjo u garantua gjatë takimit në Vjenë të ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, me ministrin e Bujqësisë të Austrisë, Norbert Totsxhing.
Denaj vlerësoi se “në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, bashkëpunimi me partnerët europianë dhe përfitimi i asistencës së tyre në proceset përafruese është shumë i rëndësishëm për vendin tonë”.
Ministrja bëri të ditur se në takim u dakordësua për rritjen e bashkëpunimit në sektorë, si agroturizmi elitar, bujqësia organike dhe arsimi profesional.
“Shqipëria do të përfitojë nga eksperienca austriake me shkollat e mesme profesionale, duke synuar përmirësimin e cilësisë së trajnimit në bujqësi, për ekspertë më të specializuar dhe të përgatitur për sfidat e sektorit bujqësor në të ardhmen”, bëri të ditur Denaj.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve













