Lajme
Austriakët ndajnë gëzimin e Krishtlindjes me fëmijët shqiptarë
Po ashtu ata kanë dërguar edhe kartolina me shkrim me dëshirat më të mira të Krishtlindjes për fëmijët dhe familjet shqiptare. Pra në përgjithësi janë transferuar mbi 51 kuti dhuratash për në Shqipëri
Nxënësit e shkollë profesionale e Andorf-it të Austrisë do të ndajnë një pjesë të gëzimit të tyre të Krishtlindjes me shqiptarët. Në bashkëpunim me organizatën “Ora”, nxënësit e kësaj shkolle do të dërgojnë një kamion më paketa të Krishtlindjes për fëmijët dhe familjet në nevojë në Shqipëri, shkruan meinbezirk.at, përcjell “albinfo.ch”.
Kamioni do të mbushet më mjete shkollore, kozmetikë, lodra, veshje të nxehta, ushqim dhe natyrisht, me ëmbëlsira. Nxënësit ishin shumë të lumtur teksa paketonin kutitë dhe i zbukuronin ato.
Po ashtu ata kanë dërguar edhe kartolina me shkrim me dëshirat më të mira të Krishtlindjes për fëmijët dhe familjet shqiptare. Pra në përgjithësi janë transferuar mbi 51 kuti dhuratash për në Shqipëri.
Në ditët e ardhshme do të niset një kamion i madh për në Shqipëri. Paketat do t`i dërgohen personit përgjegjës i cili e di më se miri se cilat familja kanë nevojë më së shumti, njofton “albinfo.ch”.
Deri në festën e Krishtlindjes, dhuratat të gjitha dhuratat do t`u shpërndahen fëmijëve.
Për nxënësit kjo është një ndjenjë shumë e mirë. Nganjëherë është më mirë të dhurosh se sa të dhurojnë!
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror










