Shkurt.ch
Autobusi rrokulliset 20 metra në humnerë, 7 të lënduar
Të gjithë janë transportuar me autoambulancë dhe me helikopter në spital, por asnjëri nuk ka pësuar lëndime me rrezik për jetën
Një autobus me regjistrim të Kantonit Zug, është aksidentuar të shtunën deri sa po kalonte rrugës në qafën malore Nufenenpass në Kantonin Valis, shkruan sda.ch Shoferi 59 vjeçar papritmas ka pësuar një ligështim të përcjellë me marramendje dhe e ka humbur kontrollin mbi timonin e autobusit.
Kjo ka pasur për pasojë daljen e autobusit nga rruga dhe rrokullisjen e tij në terrenin e pjerrët rreth 20 metra poshtë rrugës, transmeton albinfo.ch. Me këtë rast kanë pësuar lëndime 7 udhëtarë të autobusit, përfshirë këtu dhe shoferin, njofton Policia Kantonale e Valisit.
Të gjithë janë transportuar me autoambulancë dhe me helikopter në spital, por asnjëri nuk ka pësuar lëndime me rrezik për jetën.
Në autobus ndodhesin gjithsej 20 anëtarë të një shoqate. Në mesin e tyre nuk kishte fëmijë.
(Foto: Kapo Wallis)
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori Kurrë më parë kaq shumë banorë në Cyrih... -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud -
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike














