Bota
Autori i masakrës së Munihut ishte nazist, adhuronte Hitlerin dhe Breivikun
Gjermanoiraniani e ka konsideruar si “mirënjohje” faktin se ditëlindja e tij ishte po ajo e Hitlerit, 20 prilli. Po ashtu ai ka himnizuar nazistin norvegjez Breivik dhe krimin e tij,
Vrasësi i shumëfishtë, autori i vrasjes së 9 vetave në Munih, ka qenë ekstremist i djathtë. Ai ka urryer arabët dhe turqit, ndonëse vet ka qenë me prejardhje të huaj, mysliman nga Irani. Lidhur me këtë, hetuesit janë duke verifikuar nëse përzgjedhja e viktimave në Munih ka qenë e rastësishme ose jo, edhe pse ajo që dihet qartë, është se të gjithë ata kishin prejardhje të huaj, shkruan ard.de.
Duke iu referuar gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung, televizioni ARD thekson se vrasësi i nëntëfishtë (Ali David Sonboly) ka qenë racist dhe ka pasur pikëpamje të ekstremit të djathtë. Para së gjithash në lojërat online, 18 vjeçari i ka fyer bashkëlojtarët, transmeton albinfo.ch. “Mut, Gjermania po mbushet përplot me myslimanë”, ka shkruar ai në një chat.
Fakti se shumica e të vrarëve kanë qenë myslimanë dhe me prejardhje nga Kosova dhe Turqia, shkon në favor të këtij konstatimi.
Për të qenë absurdi më i madh, gjermanoiraniani e ka konsideruar si “mirënjohje” faktin se ditëlindja e tij ishte po ajo e Hitlerit, 20 prilli. Po ashtu ai ka himnizuar nazistin norvegjez Breivik dhe krimin e tij, përcjell albinfo.ch. Në të vërtetë vetë akti kriminal në Munih ka ndodhur pikërisht më 15 korrik, ditën kur, pesë vite më parë kishte ndodhur edhe masakra në Oslo dhe Utoya të Norvegjisë, kur Breivik kishte vrarë 77 veta, kryesisht me prejardhje të huaj.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












