Lajme
Autoritetet e Mitrovicës kërkojnë heqjen e barrikadave në urën e Ibrit
“Barrikada, përveç krijimit të një imazhi të keq, është duke shkaktuar probleme të mëdha për lëvizje të lirë për qytetarët e veriut”
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, tha se nuk mund të flitet për lëvizje të lirë dhe gjendje normale derisa në rrugë ekziston edhe një barrikadë e vetme. Barrikada në urën e Ibrit vazhdon të krijoj probleme për lëvizjen e lirë të qytetarëve, andaj strukturat e sigurisë duhet sa më parë të veprojnë për largimin e saj. Kjo kërkesë u shtrua të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë nga drejtuesit e Komunës së Mitrovicës, njofton Zyra për Shtyp e komunës së Mitrovicës.
“Barrikada në urën e Ibrit, përveç krijimit të një imazhi të keq, është duke shkaktuar probleme të mëdha për lëvizje të lirë për qytetarët e veriut”, theksoi ai.Në këtë kontekst, ai përmendi qytetarët shqiptarë të lagjeve veriore, si ata të Lagjes së Boshnjakëve, Kodrës së Minatorëve dhe zonës së “Tre rrokaqiejve”, të cilët janë të detyruar që të lëvizin nëpër rrugë alternative. Po ashtu ai ceku edhe problemet e këtilla për banorët e fshatrave shqiptare të Komunës së Leposaviqit.Sa i përket gjendjes së sigurisë, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se javën e fundit ka qenë më qetë dhe nuk ka pasur ndonjë incident që do të reflektohej në gjendjen e përgjithshme të sigurisë. Përmendi protestën e serbëve kundër hapjes së Zyrës Administrative në veri, që ka përfunduar pa incidente.Lidhur me këtë zyre në veri, ai tha se ajo ka nisur punën dhe nuk ka pasur ndonjë problem. “Javën e kaluar kemi zhvilluar një takim të përbashkët me homologët tanë që punojnë në atë zyrë, ku është shprehur vullneti i dyanshëm për bashkëpunim”, theksoi ai.Drejtori Bala përmendi si shqetësim dukurinë e të shtënave me armë zjarri nëpër ahengje të ndryshme si në jug ashtu edhe në veri të qytetit. “Është një dukur shqetësuese, meqë nga të shtënat e shumta po rrezikohet jeta e qytetarëve”, tha ai, duke kërkuar nga strukturat e sigurisë që të jenë më aktive lidhur me këto probleme.Për këtë zyrtarët policorë që ishin të pranishëm në takim thanë gjatë dy javëve të fundit kanë konfiskuar tre armë në ahengje të ndryshme.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











