Tematike
Autostrada Prishtinë-Shkup me standarde ndërkombëtare
Ministri Fatmir Limaj tha se kjo rrugë do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash
Prishtinë, 25 nëntor – Kosova do të ketë autostradë moderne dhe sipas standardeve ndërkombëtare edhe me Maqedoninë. Ministri në largim i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (MTPT), Fatmir Limaj sot e ka prezantuar projektin e autostradës Prishtinë-Shkup që do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash.
Autostrada do t’i këtë dy seksione, atë verior dhe jugor. Në pjesën veriore projektimi i trasesë kryesore është në përputhje me standardet e TEM për karakteristikat gjeometrike, për një shpejtësi prej 120 kilometra në orë. Ndërsa rruga për këtë pjesë është projektuar kështu: dy korsi me nga 3.75 metra secila, brezi i gjelbër katër metra, shiriti ndihmës tri metra dhe gjerësia e përgjithshme 28 metra.
Në pjesën jugore kufizimet topografike së bashku me kufizimet e mjedisit dhe nevojën për të siguruar një projektim me një kosto efektive, ka quar në vendimin për të ulur shpejtësinë projektuese në 100 kilometra në orë.
Në seksionin verior do të ketë 33 mbikalime dhe nënkalime, një kalim hekurudhor, katër ura mbi lum dhe 34 struktura hidrologjike. Ndërsa ne atë jugor do të ketë dy viadukte të mëdha, shtatë viadukte të tjera, tetë mbikalime dhe nënkalime, një nënkalim këmbësorësh dhe 13 struktura hidrologjike.
Ndërsa, sa u përket tuneleve, projektuesi në pjesën jugore ka parashikuar ndërtimin e tri tuneleve, e që secili përmban dy tuba një drejtimesh me dy korsi trafiku në çdo tub, me korridoret ndihmëse midis tubave të afërm çdo 300 metra. Ndërsa gjatësia e tuneleve do të jetë: tuneli i Kaçanikut 2.2 kilometra, tuneli i Ljacit 0.9 kilometra dhe tuneli i Kashanit 0.2 kilometra.
Kryqëzimet përgjatë projektit do të ndahen sipas klasave nuk do të lejohet tjetër qasje në autostradë, e këto janë paraparë në Lipjan, Babush i Muhaxherëve, Ferizaj, Doganaj dhe Hani i Elezit në kufi me Maqedoninë.
Ministri Limaj po ashtu vlerësoi se projektuesi pret ndërtimin e seksionit verior midis 30 muajsh ndërsa ai jugor 36 muaj, duke përfshirë edhe tunelet.
Përveç autostradës, e cila do ta lidhë Kosovën me Maqedoninë, ajo do ta lidhë edhe Maqedoninë me Bullgarinë edhe Turqinë. Autostrada do të ketë tri tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me 2,2 kilometra.
Për mënyrën e financimit të kësaj autostrade, Limaj tha se do t’i jepet përparësi partneritetit publiko-privat. Ai po ashtu theksoi se autostrada do të ketë katër ura, dhe se shpejtësia maksimale e saj do të jetë 120 kilometra në orë.
Projektin e kësaj autostrade e ka përgatitur kompania franceze “Egis BCEOM Internationale”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











