Lajme
Autostradat gjermane, parajsa për shoferët e dhënë pas shpejtësive
Theksohet se që nga viti 1953 termi zyrtar për autostradat gjermane ka qenë Bundesautobahn, “autostrada federale”. Tani ka një 13 mijë kilometra autostrada, duke e renditur atë në mesin e sistemeve më të gjata dhe më të dendura në botë, përcjell albinfo.ch.
Shumica e seksioneve kanë dy, tre ose edhe katër rrugë në secilin drejtim, plus një rrugë të përhershme emergjence.
Ndërsa për shumë gjermanë “Autobahn” është një pamje e përditshme, e paprekshme, tifozët e vërtetë ende e vlerësojnë atë. Arkitekti i Kolnit, Christian Busch, është një prej tyre.
“Gjithmonë ka zhvillime teknike që bëjnë një përmirësim të dukshëm për përdoruesin”, thotë ai, duke shtuar se “mënyra se si është ndërtuar është një shembull i artit të inxhinierisë”.
Autobani financohet nga taksat dhe mirëmbahet nga vetë shteti gjerman dhe jo nga rajonet që kalon. Veturat kanë qasje falas, por që nga viti 2005, kamionët duhet të paguajnë një taksë.
Autostrada gjithashtu ka forcën e vet policore, “Autobahnpolizei”, shpesh duke përdorur makina policie të pashënuara të pajisura me kamera video për të dokumentuar shkeljet e shpejtësisë.
Ata madje kanë një serial televiziv kushtuar tyre, “Alarm für Cobra 11”, i cili përqendrohet në punën e mbushur me veprime të një ekipi të “Autobahnpolizei” në zonën Rhine-Ruhr.
Sot, Gjermania është i vetmi vend Evropian pa kufizim në shpejtësi dhe diskutimet rreth prezantimit të tij kanë qenë gjithmonë një temë e nxehtë në politikën gjermane. Thirrjet për futjen e kufizimeve të shpejtësisë kanë ekzistuar që nga vitet 1980 dhe janë rritur në vitet e fundit – jo më pak sepse ato mund të ulin emetimet e CO2.
Partia e Gjelbër u përpoq të vendosë një kufizim të shpejtësisë në 130 km/h në vitin 2019, por u mbi-votua, transmeton Telegrafi.
Kufiri i shpejtësisë apo jo, një sfidë tjetër është roli i “Autobahn” në krizën e klimës. A do të zëvendësohet me shinat e trenave në të ardhmen? Alice Etropolszky beson se “ambienti i kontrolluar” do të thotë se do të ketë fuqi ngjitëse.
“Për sa i përket sjelljes njerëzore, “Autobahn” është shumë i kontrolluar – njerëzit e përdorin atë vetëm për të shkuar nga A në B”, thotë ajo.
“Besoj se shumë shpejt do të shohim transport të automatizuar të mallrave, i cili do të pasohet nga një zgjidhje vazhdimisht më e automatizuar për transportin e udhëtarëve”, tha ajo.
Por, siç thotë Christian Busch, “Fokusi që ka ekzistuar për një kohë të gjatë në trafikun e veturave dhe infrastrukturën që është rritur rreth saj në Gjermani komplikon zhvillimin e alternativave”.
Sidoqoftë, ai mendon se do të duhet të bëhen ndryshime “Sistemi po arrin kufijtë e tij të kapacitetit dhe urgjentisht nevojitet një rimendim”.
Tani për tani, politikanët dhe publiku në Gjermani janë të pavendosur rreth të ardhmes së “Autobahnit”.
Por, ndërsa e ardhmja e saj mund të jetë e pasigurt, vendi i “Autobahnit” në historinë gjermane është i siguruar.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













